Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

842 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Merkato Inter, ja problemi i vertete per blerjen e Cancelo. Kondogbia nuk mjafton!

Gazzetta – Merkato Inter, ja problemi i vertete per blerjen e Cancelo. Kondogbia nuk mjafton!
Inter Club Staff

Interi po punon shume per blerjen e Cancelos, por ky transferim duket shume e veshtire.

Edhe La Gazzetta dello Sport, ashtu si eshte thene me pare nga FcInter1908.it,  ka nenvizuar sot, se si Interi po mundohet per te blere Joao Cancelo, por cdo gje duket shume e veshtire.

Eshte nje operacion qe nuk eshte aspak i lehte per zikalterit.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane:

“Blerja e portugezit eshte detyrimi i pare per Interin, por edhe problemi i pare i Interit.”

“Ai eshte njeriu i se ardhmes ne mbrojten zikalter sepse siguron paraqitje te mira tani por edhe per shume vite me radhe duke pare moshen e re te tij.”

“Por problemi qendron tek fakti se kartoni i tij zoterohet nga Valencia dhe duhen 35 milione euro per ta blere dhe mbi te gjitha, perpara 31 majit.”

“Ky eshte nje investim qe do te peshonte shume tek bilanci aktual.”

“Per kete arsye, ceshtja Kondogbia (ne huazim pikerisht tek Valencia, me te drejte blerje 25 milione euro) nuk mund te mjaftoje per te cuar ne port kete operacion.”

“Ajo qe eshte e sigurt, eshte se milionet per Cancelon nga ana taktike do te ishin te shpenzuara shume mire duke pare cilesite e djaloshit.”

“Nese Ausilio arrin ta mbaje ate, duke pasur edhe De Vrij ne skuader (titullari i trete ndermjet mbrojtesave te qendres) dhe Asamoah (edhe ky mbrojtes i krahut te majte) ne skuadren e sezonit e ardhshem, mbrojtja do te ishte gati qe sot.”

“Do te ishte nje mbrojtje e denje edhe per pjesemarrjen ne Champions League”, nenvizon e perditshmja italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.