Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,935 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Merkato verore, shpeton vetem Candreva. Banega dhe Joao Mario jo kostante. Gabigol e Ansaldi…

Gazzetta – Merkato verore, shpeton vetem Candreva. Banega dhe Joao Mario jo kostante. Gabigol e Ansaldi…
Inter Club Staff

Gazzetta dello Sport hedh drite tek disa te dhena jo shume pozitive per sa i perket merkatos se fundit verore te Interit, duke perjashtuar Gagliardini dhe Sainsbury.

Nga pese te ardhurit nga qershori ne gusht, vetem Candreva shpetohet nga e perditshmja Italiane.

Per sa i perket te tjereve, pra Banega, Joao Mario, Gabigol dhe Ansaldi, Gazzetta shkruan: “Nga pese blerjet verore, vetem Candreva dhe Joao Mario kane nje note mesatare 6,9 plus Gabigol 6,01, por ky i fundit ka luajtur shume pak. Italiani dhe portugezi kane pasur rendimentin me te vazhduteshem por kosto e ketyre dy blerjeve pretendohej qe te sillte nje rendiment shume here me te larte nga dy lojtaret. Joao Mario eshte paguar 45 milione, Gabigol 29,5 dhe Candreva 25. Banega eshte blere me zero por fiton 3 milione ne sezon. Pra ka nje rroge top player por paraqitjet ne fushe nuk kane qene te tilla: mesatarja e notave ka qene 5,84 dhe nga 6 golat e shenuar ne kampionat 3 jane ne diten magjike ndaj Atalantes, nje ndaj Cagliarit ku u fitua 1-5. nje kunder Lazios kur bardhekalterit u munden 3-0 dhe nje ne humbjen ndaj Romes 1-2. Me pak fjale, duke hequr menjane ndeshjen kunder Lazios ku hapi rrugen e rrjetave, ne ndeshjet e tjera ku ka shenuar nuk ka qene deciziv. Po Ansaldi? Impakti i tij nuk ka qene pozitiv dhe vetem ne periudhen e fundit ka nisur te permiresoje rendimentin e tij. Zero gola te shenuar nuk jane nje problem,  por mesatarja e votave eshte 5,74 nuk eshte nje detaj qe duhet lene menjane. Me pak fjale, duhet mare pergjegjesia nga cdo individ, lojtaret ne radhe te pare. Sepse te fundosesh Piolin pa mare parasysh gjerat me thelbesore, eshte shume e thejshte…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.