Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,442 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Merkatoja, per cdo shitje ka blerje. Ka nje goditje te fundit…

Gazzetta – Merkatoja, per cdo shitje ka blerje. Ka nje goditje te fundit…
Xhorxh Gellci

Merkatoja e Interit mund te pesoje ndonje shtyse te papritur; kete pohon Gazzetta dello Sport ne numrin e sotem. Ne realitet, problemi kryesor eshte gjithmone i njejte. Me pare duhet shitur, pastaj te blihet. Pikerisht per kete motiv, situata eshte akoma per tu definuar dhe zgjedhjet e merkatos jane detyrimisht te kushtezuara.

Kuzmanovic dhe Pereira: keta jane dy emrat me te lidhur me merkaton ne dalje. Lojtari i krahut nuk e ka bindur Mazzarrin dhe nese do te vinte nje oferte prej te pakte 8/9 milion euro, Interi do linte te largohej pa asnje pengese. Edhe per Kuzmanovic kerkohen skuadra te tjera, mesfushori ish-Stuttgart, pas ardhjes te Taider, rrezikon te mos e shohe me fushen. Per momentin ka refuzuar dy oferta nga Sunderland dhe West Ham. Por per te mund te vije nje mundesi nga Bundesliga, qe mendohet se nuk do e refuzonte.

Marquinho: braziliani i Romes pelqehet nga drejtuesit zikalter dhe pikerisht ai mund te jete goditja e fundit per te plotesuar skuadren e Mazzarrit. Nje blerje ne momentin e fundit, qe mund te plotesohet vetem nese Interi do ja dale te shese nje ndermjet Kuzmanovic dhe Pereira. Pikerisht mbi Marquinhon, eshte i interesuar edhe Juventus i Antonio Contes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.