Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,223 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: Mesfusha dhe sulmi: te ardhurat zikalter do te investohen aty.

Gazzetta: Mesfusha dhe sulmi: te ardhurat zikalter do te investohen aty.
Xhorxh Gellci

Inter eshte ne ndjekje te nje lojtari ne skadence kontrate qe mund te vije ne Milano me parameter zero, per te kompletuar skuadren, sepse sipas Gazzetta dello Sport, parate ne dispozicion do te investohen per nje mesfushor dhe nje sulmues.

Pra objektivi eshte ai qe te kursehet sa me shume te jete e mundur ne fuksion te ketyre dy roleve, ku sulmuesi ngelet problemi kryesor. Duhet nje bomber qe te shenoje shume gola, dhe nese mundesia per Eto’o eshte me shume nje sugjerim, edhe per Torres ka shume dyshime, mbi te gjitha paga e larte. Dhe atehere ngelen shume te mundur emrat e Morata dhe Dzeko, dy profile qe do te zhvilloheshin ne menyre te ndryshme: per lojtarin e ri te Real Madrid do te investohej per nje nga lojtaret me te kuotuar te momentit (nuk dihet sa do ndikoje demtimi i Jese), kurse boshnjaku garanton eksperiencen e lojtarit te formuar, edhe pse vlera e tij dhe paga te bejne te mendosh se mund te flitet vetem per huazim.

Persa i perket mesfushes, sipas Gazzetta dello Sport, emri i ri quhet Granit Xhaka. I lindur ne Zvicer, me sakte ne Bazel, eshte nje lojtar i levizshem, qe i pelqen te luaje para mbrojtjes dhe te rregulloje manovren, edhe pse nuk terhiqet kurre ne dyluftime. Eshte akoma i ri, por ka mjaft eksperience: ne Kombetare (24 ndeshje, 4 gola), ne Champions dhe Bundesligen aktuale, duke pare qe eshte titullar i palevizshem. Xhaka ndiqet nga Inter, dhe do te ishte zevendesuesi ideal i Cambiasso.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.