Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 20, 2019

Scroll to top

Top

828 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Milani presion ndaj Interit: “Eja ta prishim San Siron”, por zikalterit jane pergjigjur se nuk duken teper te bindur per kete opsion

Gazzetta – Milani presion ndaj Interit: “Eja ta prishim San Siron”, por zikalterit jane pergjigjur se nuk duken teper te bindur per kete opsion
Inter Club Staff

Tashme nuk ka shume kohe: nga ketu deri ne fund te prillit, Interi dhe Milani duhet te paraqiten perpara Komunes se Milanos dhe duhet te prezantojne projektin e ri qe kane ndermend. 

Ose do te rinovohet San Siro duke e modernizuar totalisht, gjithmone nese vendoset qe te qendrohet tek stadiumi aktual. Ose do te ndertohet nje stadium komplet nga e para.

Por sipas zerave te fundit, duket se ka shume mundesi qe te ndertohet nje stadium totalisht i ri ne zonen e San Siros duke ndertuar nje nga stadiumet me modern ne bote dhe tek e njejta zone duke i dhene keshtu mundesi klubeve te Milanos te ishin ne nje nivel me klubet me te medha Europiane.

Kete gje e ka shpjeguar sot Gazzetta dello Sport e cila shpjegon se si sa shume Milani po tenton te beje presion tek Interi per opsionin e prishjes se stadiumit aktual dhe ndertimit te nej stadiumi te ri nderkohe qe Interi duket ende e pavendosur per sa i perket dy opsioneve.

“Eja ta prishim San Siron, le te ndertojme nje te ri mbi te”, jane mesazhet e vazhdueshme te Milanit ne drejtim te Interit qe me sa duket ende nuk eshte e vendosur se cfare deshiron.”

“Ne vizionin e Milanit, rinovimi i stadiumit aktual do te ishte nje opsion shume pak avantazhues nga ana ekonomike duke qene se do te bente qe dy skuadrat te largoheshin nga Milano per te luajtur ndeshjet e tyre gjate kohes ku ne Meazza do te zhvillohen punimet.”

“Behet fjale per ndeshje te Serie A, Kupes se Italise dhe Champions League. Ne kete menyre do te humbeshin mjaft para nga dy skuadrat. Pak a shume ashtu si i ndodhi Tottenham Hotspurs, por ata ne zone kishin nje stadium si Wembley ne pritje te stadiumit te ri. Po Milano ke ka?”

“Milani vlereson qe te perdoret San Siro deri sa te ndertohet stadiumi i ri shume afer stadiumit aktual dhe sapo ai te jete gati, te rrezohet ne toke duke u shembur. Nderkohe Interi nga ana e saj nuk ka marre ende nje vendim pavarsisht presionit te vazhdueshem te Milanit. Zikalterit jane dhe e idese se San Siro tashme gezon statusin e nje muzeu dhe jo vetem te nje stadiumi futbolli.”

“Gjithesesi Milani nuk mund te beje asgje per te prishur San Siron pa marre me pare konsensusin e Interit dhe cdo vendim duhet marre ne bashkepunim me zikalterit dhe Komunen e Milanos.”

Tifozet ne kete moment po shpresojne qe mitiku San Siro te mos shembet por te rinovohet. Kush ka qene njehere ne Meazza, e di shume mire se cfare perfaqeson ai stadium.

Shume prej nesh jane rritur me endrren per te pare njehere Interin nga afer aty, ne shtepine zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.