Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,082 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Moratti rikthehet president i Interit? Ja skenari i mundshem!

Gazzetta – Moratti rikthehet president i Interit? Ja skenari i mundshem!
Inter Club Staff

Massimo Moratti hap portat per nje rikthim te tijin si president i Interit dhe menjehere shperthen nostalgjia.

Por sa shanse ka realisht qe ish numri nje i Interit te rikthehet ne ate pozicion me aq shume prestigj? Shume, te pakten sipas Gazzetta dello Sport.

“Nese Morattit i pelqen ideja, gjeja, eshte shume e mundshme sepse ka kuptuar qe Erick Thohir, presidenti aktual i Interit, shume shpejt do te largohet nga Interi – lexohet tek e perditshmja italiane -. Ajo qe nuk dihet eshte se kur do te ndodhe kjo gje. Me e lehte te ndodhe ne pranvere, kur numri nje aktual do te merte parate e 31% dhe do te mbyllte nje faze jo te thjeshte ku nuk arriti ta dergonte Interin ne maje, por ka arritur te vere ne vend financat e klubit dhe ta kaloje tek disa investitore serioz sic jane Suning. Por kalimi mund te vije edhe ne fund te tetorit, kur do te mblidhet asambleja e aksionereve e cila do te aprovoje (me pasiv 60 milione euro) bilancin e 2015-2016, i fundit i epokes se indonezianit si aksioner maxhorance.”

Me pak fjale, rikthimi i Moratti ‘for president’ eshte me te vertete afer. Nje president ndoshta me pak operacional, por me shume per prezence. Nje element fluid ndermjet shoqerise se huaj dhe territorit ku eshte Interi. Moratti duket se ka dy rruge: te ribleje 31% te Thohir ose te qendroje pa kuota fare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.