Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

809 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Moviola e Sassuolo-Inter: e papranueshme ajo qe arbitri i ndeshjes Mariani beri!

Gazzetta – Moviola e Sassuolo-Inter: e papranueshme ajo qe arbitri i ndeshjes Mariani beri!
Inter Club Staff

Interi e ka nisur sezonin e saj zyrtar ne Serie A me nje humbje.

Por ne kete ndeshje ka pasur shume episode te dyshimta ne te cilat arbitri i ndeshjes Mariani ka perdorur dy pesha dhe dy peshore.

Kete te pakten thote Gazzetta dello Sport qe flet per penalltine e dhene per Sassuolon ne rastin e faullit te Mirandes mbi Di Francesco dhe mungeses se vershellimes ne rastin kur Asamoah u rrezua ne zone pas nje nderhyrje nga njeri prej mbrojtesave te Sassuolos.

Ja cfare shkruan Gazzetta dello Sport:

“Jane dy episodet e dyshimta nga ndeshja e djeshme dhe qe ja vlejne te perseriten edhe 100 here e te shikohen ne secilen here me kujdes.”

“Por kjo nuk na heq asnje dyshim per njesine matese qe ka perdorur arbitri i ndeshjes Mariani ne gjykimin e dy episodeve me te diskutuara.”

MINUTA E 26 – “Arbitri nga Aprilia jep menjehere i vendosur nje penallti pas nderhyrjes se Mirandes mbi Di Francescon. Braziliani ne fillim ve doren mbi sulmuesin (me te gjitha gjasat jashte zones), me pas i kap lehtesisht edhe bluzen: jo shume, por mjafton qe Di Francesco te bjere ne toke (duke e ekzagjeruar thekson Gazzetta) dhe qe ben arbitrin Mariani te jape menjehere penallti per Sassuolon dhe pa pranuar nderhyrjen e VAR.”

Image result for miranda di francesco sassuolo inter

MINUTA E 43 – “Jemi nga ana tjeter tani. Asamoah futet ne zone shume mire dhe bie ne toke pas nje kontakti me Magnanellin. Mariani ndalon lojen por jep topin per Sassuolon dhe penalltine nuk e shikon aspak si mundesi duke mos kerkuar as ndihmen e VAR ne kete rast perseri. Ka protesta nga interistat dhe eshte e papranueshme qe te kete dy pesha dhe dy peshore per dy raste pothuajse te ngjashme.”

Gazzetta thote se ishin dy raste te ngjashme, por nese kishte nje penallti te paster dje ne zonen e njeres prej skuadrave, ishte ajo ndaj Asamoah.

Gjykimin e ketij rasti mund ta beni edhe duke pare pamjet ne viden pak me lart. Por edhe moviola e Gazzetta dello Sport (e eksperteve te saj) certifikon faktin se dje arbitri i ndeshjes nuk ka marre vendimet e duhura.

Kjo nuk ben aspak te themi qe Interi nuk e meritoi humbjen dje me lojen e saj, por loja e keqe e Interit nuk mund te na beje dot te mohojme te pamohueshmen: ndaj Asamoah ishte penallti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.