Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

673 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Nagatomo tek Galatasaray: asnje problem per Interin, ja sa do te perfitoje klubi zikalter

Gazzetta – Nagatomo tek Galatasaray: asnje problem per Interin, ja sa do te perfitoje klubi zikalter
Inter Club Staff

Kush do ta kishte menduar se Nagatomo do te largohej nga Interi dhe do te sillte ne kasat zikalter nje dhurate kaq te madhe? Me siguri, ata qe e kane menduar, kane qene teper te paket.

Per kete gje, ka folur sot edhe Gazzetta dello Sport per lajmet qe vijne nga Turqia.

Sipas klubit turk te Galatasary dhe teknikut te saj Fatih Terim, ekzistion nje deshire shume e madhe per te bindur Interin per te shitur japonezin Yuto Nagatomo ne fund te sezonit.

Ideja e Galatasary dhe Terim eshte qe te marre Nagatomon dhe te hape rruge te lire per Kwadwo Asamoah tek zikalterit.

Per Interin nuk do te kishte asnje problem, mjafton qe te gjendet nje marreveshje ne vere, duke mare parasysh qe japonezi (i cili ishte ne Milano gjate dites se djeshme per nje vizite) ka nje kontrate qe skadon ne 2019. Me 4-5 milione euro ky operacion mund te mbyllet.

Nese gjithcka do te konkretizohet, Yuto Nagatomo do te largohej keshtu pas tete sezonesh me bluzen zikalter per nje eksperience perfundimtare ne Stamboll.

Nagatomo duket se eshte pjese e projektit te ristilimit te mbrojtjes nga ana e Interit: te shumta do te jene largimet ne vere ne kete repart por edhe blerjet. Qe tani ne mediat italiane perflitet se De Vrij dhe Asamoah jane dy blerjet e para per Mister Spallettin.

[interaction id=”5a9e738055b2d7e38993d451″]

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.