Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

190 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta ‘ndeshkon’ Lautaron me nje note te ulet: “Ja pse. Nuk meriton nje note tjeter sepse ai…”

Gazzetta ‘ndeshkon’ Lautaron me nje note te ulet: “Ja pse. Nuk meriton nje note tjeter sepse ai…”
Inter Club Staff

Per La Gazzetta dello Sport, Interi i djeshem e ka merituar plotesisht fitoren dhe ka rrezikuar shume pak prapa.

Per ta, me i miri ne fushen e lojes ka qene Milan Skriniar, i cili eshte vleresuar me noten 7 e te ky vleresim natyrisht qe peshon edhe ai gol i shenuar.

Faza mbrojtese nderkohe, sipas La Gazzetta dello Sport, ka qene perfekte nga cdo ane duke pare edhe rezultatin.

Me i dobti ne fushen e lojes nderkohe per te perditshmen italiane ka qene Arturo Vidal, i cili eshte vleresuar me noten 5.

Ai eshte zgjedhur edhe si pika e dobet e Interit ne diten e djeshme, duke u cilesuar si shume i pasakte dhe jashte forme.

Nderkohe, nje note 7 tjeter ka marre edhe Samir Handanovic, qe ka qene deciziv me pritjet ne pjesen e pare por edhe ne te dyten.

Te nota 6,5 eshte ndalur Conte, De Vrij, Bastoni, Barella dhe Eriksen.

Nga nje note 6 per Hakimi, Brozovic, Perisic dhe Lukaku, te cilet sipas La Gazzetta nuk kane bere ndonje gje te vecante, por as ndonje gje gabim.

Por e perditshmja italiane ka ‘ndeshkuar; edhe Lautaro Martinez, me nje note 5,5 deri diku te pakuptueshme: ai ka vene ne veshtiresi te madhe kundershtaret, por mbase sipas te perditshmes, gabimet e shumta ne pasime kane shtyre ata per kete note.

Nderkohe, pa vote Sanchez dhe Gagliardini dhe zvendesuesit e tjere qe sipas La Gazzetta kane hyre vone ne loje pa lene shenje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.