Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

285 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet plani i krahut te majte: “Gjithcka do te varet nga nje lojtar: nese ai do te blihet…”

Inter, zbulohet plani i krahut te majte: “Gjithcka do te varet nga nje lojtar: nese ai do te blihet…”
Inter Club Staff

Nese ka nje siguri ne kete moment per sa i perket merkatos se Interit eshte fakti se klubi do te nderhyje ne menyre serioze ne krahun e majte.

Ne kete repart, ne kete moment bejne pjese dy lojtare qe do te largohen me siguri si Aleksander Kolarov dhe Ashley Young.

Por nderkohe qe ata te dy shihen si te larguar te sigurt, eshte edhe Ivan Perisic qe eshte ne dyshim duke qene se ai eshte pershtatur ne ate rol dhe nuk eshte natyral aty.

Per kete arsye, Interi po ndjek me shume kujdes disa emra, por njeri prej tyre e intrigon me se shumti Beppe Marotten.

“Ne kete moment qe po flasim, ne krahun e majte do te rikthehet ne Milano braziliani Dalberet nga huazimi ne France.”

“Por ai nuk ka ndonje shans qe te qendroje per te luajtur. Antonio Conte nuk e ka vleresuar ndonjehere mjaftueshem.”

“Nderkohe, totalisht e kunderta per Federico Dimarco, por ky ka nje pengese jo te vogel perpara per tu rikthyer te Inter.”

“Verona do duhet te paguaje 6 milione euro per te marre sherbimet e tij, dhe nese e ben kete gje, Interi atehere do te duhet te mendoje dicka tjeter.”

“Nderkohe, plani zikalter eshte i qarte: nese Verona nuk perdor te drejten e blerjes per te, atehere Inter do te marre edhe nje lojtar tjeter, i cili do te garoje me Dimarco per rolin e titullarit ne te majte.”

“Deri me tani lojtari i dale nga akademia e Interit ka bere me te vertete shume mire dhe vleresohet si nga Marotta dhe si nga stafi teknik.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.