Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

454 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – “Rikthehen tifozet ne stadiumet italiane: ja si do te funksionoje gjithcka. Ne San Siro do te lejohen…”

ZYRTARE – “Rikthehen tifozet ne stadiumet italiane: ja si do te funksionoje gjithcka. Ne San Siro do te lejohen…”
Inter Club Staff

Duket si nje lajm i pabesueshem sepse ka kaluar me te vertete shume kohe qe nga hera e fundit kur kemi pare tifoze ne nje stadium futbolli ne Itali.

Por eshte gjithcka e vertete, sepse sipas vendimit me te fundit, tifozet do te rikthehen ne stadiume ne Itali.

Me sa duket ka ardhur edhe dakordesia e Qeverise Italiane per prezencen e tifozeve edhe ne Serie A pas dakordesise per mbushjen me te pakten 25% te kapacitetit te Olimpicos per Europianin.

Por vetem pak minuta me pare eshte bere gjithcka ZYRTARE, dhe lajmi eshte dhene direkt nga La Gazzetta dello Sport.

“Erdhi dita dhe nuk eshte data 1 prill dhe nuk eshte as nje shaka: tifozet ne Itali rikthehen neper stadiumet e futbollit.”

“Normalisht numri eshte ende shume i reduktuar, por ky shihet si nje start shume i mire per te gjithe ne fakt.”

“Sipas vendimit me te fundit, nga data nje maj, do te rikthehet publiku ne stadiume ne zonat e verdha. ANSA ka lajmeruar se do te lejohen 1000 tifoze ne stadiumet e hapura dhe 500 ne stadiumet e mbyllura.”

“Sipas ketij vendimi nderkohe, nga data 26 prill do mund te fillohet te luhet ne zonat e verdha ne Itali edhe kalceto. Por syte jane nga San Siro, ku te pakten 1000 tifoze te Interit do te mund te marrin pjese ne ceremonine e kurorezimit kampion.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.