Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

519 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta ndez alarmin: “Milani po tenton gjithcka qe ti marre objektivin e madh ne merkato. Marotta i shqetesuar?”

Gazzetta ndez alarmin: “Milani po tenton gjithcka qe ti marre objektivin e madh ne merkato. Marotta i shqetesuar?”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport, diten e sotme ka perforcuar idene e saj te perpara disa diteve se Milani po tenton ti prishe pune Interit per nje nga objektivat e saj me kryesore ne merkato.

Gjithcka ka te beje me Sandro Tonalin, objektivin e skuadres se pare te Milanos prej kohesh dhe qe sipas shume mediave, Marotta eshte shume afer tij.

Vete lojtari i ka dhene fjalen Interit prej kohesh, por ky sulm i fundit i Milanit mund te komplikoje shume gjerat per Interin.

Gazidis, pasi ka marre 25 milione euro nga Sevilla per Suso, mund te barazoje oferten e Interit qe eshte 30 milione euro.

Nderkohe, Marotta nga ana e tij kerkon nje operacion alla-Barella me nje huazim me detyrim blerje.

Kurse Milani nga ana e saj, deshiron ta bleje menjehere thjesht pagesen ta beje ne tre sezone te ndryshme ne forme kestesh.

“Ndjesia eshte se ne kete faze te merkatos, Interi po ndjen frike nga Milani. Marotta de Ausilio perpara se te marrin Tonalin, do duhet te shesin disa mesfushore ne skuader.”

“Prandaj po vonohen. Ndersa tek Milani kane ne fund kontrate si Bonaventura por edhe Biglia, dhe prandaj duan te nxitojne.”

“Milani po tenton te kape Milanin ne befasi, por Interi ka nje siguri tjeter: situaten e saj te qendrueshme financiare plus ne kete moment, nje lojtar i ri mbase sheh me shume siguri tek Interi se sa te Milani.”

“Por dicka eshte e sigurt: Milani po tenton gjithcka qe ti marre objektivin e madh ne merkato.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.