Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,793 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ne zbulim te misterit Gabigol. Braziliani ka ardhur ne momentin me te gabuar?

Gazzetta – Ne zbulim te misterit Gabigol. Braziliani ka ardhur ne momentin me te gabuar?
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter, eshte e kote ta mohojme, tashme ekziston misteri Gabigol: ai eshte paguar 29 milione euro, i prezantuar si nje yll ne 22 shtator, por Gabriel Barbosa ka luajtur vetem 16 minuta bashke me minutat shtese kunder Bolognes. Me pas eshte zhdukur totalisht nga radaret.

Te gjithe po pyesin veten ku ka perfunduar 20 vjecari i krahasuar nga shume veta – ndoshta vetem sepse eshte brazilian – me Ronaldon. Per djaloshin duket se ka qene shume i dhunshem kalimi nga nje futboll teper teknik ne ate europian, me sakte ate italian, ku intensiteti i lojes eshte nje enderr nese e krahason me ate brazilian.

Dikush tek Interi e dinte qe edhe per Gabigol do te ishte gjeja e duhur nese do te shtyhej zbarkimi ne Serie A. Kjo sepse vera interiste ka qene teper e gjate dhe jo e qete, e shoqeruar me nje fund sezoni jo nga me te miret, nderrim tranjeresh, ambjent i zymte e sikur kjo te mos mjaftonte, Gabigol erdhi me vonese per shkak te Olimpiades dhe Kupes se Amerikes. Pastaj te mos harrojme se te gjithe brazilianet qe kane shkelqyer tek Interi, kane ardhur nga eksperienca te tjera europiane (edhe Ronaldo madje). Por ne fund, mbizoteroi deshira e Suning per te sjelle ne te njejten dite Gabigol dhe Joao Mario.

Mungesa e nje projekti teknik te qarte dhe rezultatet medioker te ketij fillim sezoni, kane shtyre keshtu futjen e Gabriel Barbosa ne skuadren zikalter. Ai nuk u fut ne listen e Europa League per arsye financiare te Fair Play te vendosur nga Uefa, e ne kete kompeticion do te kishte shancin e arte per te treguar te gjitha vlerat e tij e te luante minutat e munguara ne kampionat. Braziliani me De Boer nuk eshte se kishte ndonje mardhenie te mire, madje ne ndeshjet e fundit me hollandezin ai nuk shkoi as ne pankine por perfundoi ne tribune, sikur te mos mjaftonte veshtiresia e hasur menjehere ne Itali.

Tashme qe ka ardhur Pioli dhe po kerkon qe ta drejtoje brazilianin ne rrugen e duhur dhe me nje menyre me pak traumatike. Ish tekniku i Lazios eshte shume i lumtur me punen e Gabigol gjate javes, por ende nuk e ndjen gati per ti besuar nje bluze titullari sepse Serie A eshte e tmerrshme me lojtaret e rinj, sidomos ata qe ne Europe nuk kane asnje eksperience. Por te mos harrojme qe Interi ne sulm ka lojtare te nje vlere absolute, te gjithe titullare me kombetaret respektive duke hequr vetem Icardin qe nuk grumbullohet per arsye qe te gjithe i dime tashme. Por Pioli beson vertete tek Gabigol dhe do ta ndihmoje me te gjitha menyrat per ta integruar ne menyren e duhur ne skuader. Te henen pershembull. zikalterit ishin 3-0 ndaj Fiorentines ne minuten e 19′, e nese nuk do te ishin rekuperuar ato dy gola nga Fiorentina me siguri qe do te kishte hapsire ne fund per Gabriel.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.