Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

643 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Nese deshton Modric do te krijoje pasoja ne nivel psikologjik per Interin?

Gazzetta – Nese deshton Modric do te krijoje pasoja ne nivel psikologjik per Interin?
Inter Club Staff

Gazzetta dello Sport sot ka thene dicka qe ka lene jo pak lexues te cuditur. 

Sipas te perditshmes italiane, nje mos transferim i Luka Modric sot ose neser mund te sjelle pasoja te medha ne nivel psikologjik tek Interi.

Nuk dihet pse, por Gazzetta e mendon keshtu dhe ka shkruar:

“Interistat po shpresojne qe ceshtja Modric te mbaroje ndryshe. Por fjalet e djeshme te Butragueno kane shuar (ndoshta pergjithmone?) endrren e tifozeve zikalter.”

“Por interistat duket se jane me idene se nese nuk vjen Modric, duhet te vije dikush tjeter ne mesfushe sepse mendojne se jane mangut ne ate pozicion te fushes.”

Por Gazzetta dello Sport, sic e tham edhe me lart, ka nenvizuar: “Ne pergjithesi, ka kenaqesi tek zikalterit per nje merkato te rendesishme, te mbushur me goditje: De Vrij dhe Lautaro Martinez, Nainggolan dhe Keita. Por edhe te tjeret.”

“Te gjithe jane goditje qe mund te ndihmojne Spallettin qe te afrohet me Juventusin.”

“Por ne na lind nje pyetje: A do te kete pasoja ne nivel psikologjik per Interin mos transferimi i Modric? Eshte e mundeshme si piste.”

Nuk dihet ende se pse Gazzetta e shtron kete pyetje dhe pse pikerisht tani. Por nuk eshte dicka e re qe gazetat italiane te shtrojne pyetje te tilla per Interin edhe pse nuk kane asnje vije logjike…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.