Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 20, 2019

Scroll to top

Top

733 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Nese Milani eleminohet, ja se kur do luhet derby

Gazzetta – Nese Milani eleminohet, ja se kur do luhet derby
Inter Club Staff

Humbja e Milanit ndaj Arsenalit duket se ka bere te lumtur shume sportdashes.

Mbase nuk ka te beje shume me lajmin e humbjes, por me faktin se keshtu afrohet derby i Milanos.

Sipas Federates Italiane, derby mund te luhet ne daten 03 ose 04 prill, gjithmone nese Milani eleminohet ndaj Arsenalit ne Europa League, gje qe eshte shume e mundeshme qe te ndodhe, sidomos pas humbjes 0-2 ne Meazza.

“Vendimi do te meret sapo te kete qartesi mbi rrugetimin e Milanit ne Europe.”

“Te enjten do te luhet ndeshja e kthimit ndaj Arsenal pas 2-0 ne ndeshjen e pare per Londinezet ne San Siro – konfirmon Gazzetta dello Sport -.”

Nese Milani do te dale qe ne kete faze nga kupa, Federata do te bente derbyn te luhej ne 03 ose 04 prill.”

“Rregullorja detyron qe rekuperimi i ndeshjeve te shtyra te behet 15 dite qe prej dites qe eshte mare vendimi ose ne dritaren e pare te lire. Keshtu ka qene per ndeshjet e tjera.”

“Milani, qe luan ne shtepi, ka propozuar qe derbyn ta luaje ne datat festive 25 prill ose 1 maj: nje menyre – tregojne ne rrugen Aldo Rossi – per ti dhene nje mundesi tifozeve te jene me shumice prezent. Por sipas Federates, kjo eshte nje date shume larg ne kalendar, duke pare uniformitetin e kompeticionit.”

“Nga ana tjeter, Interi nuk do te ishte dakort: zikalterit kerkojne qe cdo gje te behet sipas rregullores dhe derby te luhet sa me pare te jete e mundur.”

Nderkohe, sic e konfirmuam edhe dje, jane zyrtarizuar datat dhe oraret e gjashte ndeshjeve te tjera qe jane per tu rekuperuar:

TE MARTEN, 3 PRILL, ORA 18:30:

Atalanta-Sampdoria, Genoa-Cagliari e Udinese-Fiorentina

TE MERKUREN, 04 PRILL, ORA 17:00 dhe 18:30:

Benevento-Verona, Chievo-Sassuolo dhe Torino-Crotone

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.