Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,287 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Nga Pocho Lavezzi tek Shaqiri: Ausilio hidhet ne sulm

Gazzetta – Nga Pocho Lavezzi tek Shaqiri: Ausilio hidhet ne sulm
Ardi Deda

Ricky Alvarez firmos per Sunderlandin (huazimi 1 milione euro dhe blerja perfundimtare ne 11,5 milione euro ne rast shpetimi nga anglezet), Fredy Guarin eshte ne rrugen e lamtumires dhe atehere Interit i mungon nje sulmues per te kompletuar organiken. Gazzetta dello Sport e konfirmon kete dhe ben nje permbledhje te tratativave ne merkato.

Flitet per Giacomo Bonaventura: “Eshte bere nje sondazh nga zikaltrit per Bonaventura, nje futbollist ne largim nga Bergamo. Ne kete rast nje e dhene na vjen nga kontaktet e nisura ne oret e fundit nga ana e Atalantes per Papu Gomez, sulmuesi argjentinas qe kerkon te largohet nga Metalist ne Ukraine e cila eshte ne lufte. Atalanta mund te hidhet mbi sulmuesin ne rast te shitje te Bonaventura qe pelqehet nga Inter (kosto 8-10 milione euro)

Por, ne tavoline, te shumta jane opsionet per Piero Ausilio: “Inter sic ka lene te kuptohet edhe presidenti Erick Thohir, perkedhel mundesine per te arritur tek Lavezzi, asi argjentinas per te cilin francezet kerkojne 15 milione. Pocho, eshte zgjedhja e pare e Mazzarrit, per nga karakteristikat do te ishte zgjidhja perfekte per Interin e ndertuar nga drejtori teknik Piero Ausilio. Per momentin nje piste e bukur por shume e nderlikuar per tu ndjekur. Keshtu, ne vallen zikalter, jane te pranuara kanditatura te reja dhe te vjetra. Si ajo e Roberto Firmino, trekuartisti brazilian i Hoffenheim, per te cilin Ausilio ka pasur me shume se nje kontakt me agjentet gjermane te Rogon por edhe nje udhetim ne Gjermani. Profil cilesor por i kushtueshem, per te cilin nevojiten te pakten 18 milione euro. Pelqehet gjithmone francezi Biabiany, zgjedhje e vjeter e pranuar nga stafi teknik. Nje shans edhe per Shaqirin te Bayernit, sic konfirmon vete agjenti i zvicerianit. Por kujdes nga emri surprize qe mund te dale nga takimi i merkatos se zikalterve i cili mbahet sot, ne kuader te mbledhjes se keshillit te klubit, shpirtrat ekonomike dhe sportive do te vendosin rrugen per tu ndjekur per te tentuar goditjen e fundit”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.