Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2020

Scroll to top

Top

420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta ngre alarmin: “Ja kush eshte problemi me i madh i Interit: nuk eshte klasifikimi, por…”

Gazzetta ngre alarmin: “Ja kush eshte problemi me i madh i Interit: nuk eshte klasifikimi, por…”
Inter Club Staff

Ka qene nje ndeshje qe ka dhuruar gola dhe emocione, por ne fund ka qene Milani qe ka fituar derbin e Milanos.

Interi eshte gjendur menjehere ne disavantazh dhe me pas, skuadra e Contes ka nisur qe te krijoje okazione, duke ngushtuar edhe diferencen, por nuk ka mjaftuar.

Shume raste te gabuara perpara portes dhe shume fushe e lene per kundershtaret qe te sulmonin hapsiren zikalter.

Keshtu, “Interi ka luftuar per rezultatin me copeza por me pas eshte zhdukur” ka shkruar La Gazzetta dello Sport, e cila ka vazhduar edhe me tej.

“Sepse nje Inter qe zhdukej ne minuta te caktuara eshte pare edhe me Fiorentinen ne ndeshjen e pare te sezonit.”

“Sepse ishte zhdukur me raste edhe ne Rome, me Lazion, kur po dominonte ndeshjen totalisht dhe pesoi nje gol te evitueshem.”

“E sepse derbi eshte nje humbje jo banale: nuk eshte aspak klasifikimi problemi, por eshte autostima. Eshte bezdisese dhe evidente qe i perfshin te gjithe, ne shtepine Inter.”

“Duhet kontrolluar me shpejt motorri, duke shpresuar se problemet nuk jane vetem strukturore, por jane gjera qe mund te rregullohen.”

“Mbase diskutimi mund te reduktohet ne nje diskutim te filozofise se lojes, qe eshte shume sulmues per momentin. E mbase me rrugen e re qe do te marre tekniku.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.