Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

262 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta ngre alarmin: “Tonali, Milani futet ne gare seriozisht per te? Interi nga ana saj deklaron se eshte shume e qete.”

Gazzetta ngre alarmin: “Tonali, Milani futet ne gare seriozisht per te? Interi nga ana saj deklaron se eshte shume e qete.”
Inter Club Staff

Sandro Tonali eshte nje profil qe i pelqen shume Interit prej kohesh, por deri me tani zikalterit nuk e kane mbyllur si marreveshje.

Interi prej kohesh ka dakordesine e lojtarit per transferimin ne Milano, por dakordesia me Brescian nuk eshte gjendur akoma.

Cellino nga ana e tij, deshiron qe te perfitoje sa me shume nga shitja e talentit dhe Interi duhet te beje llogarite edhe me rivalet per te.

Sipas La Gazzetta dello Sport sot, tashme eshte edhe Milani ne gare per lojtarin dhe jo vetem Juventusi. Kjo ka dale ne pah ne oret e fundit.

“Po flitet shume per nje cmim prej 30 milione eurosh, por deri me tani nuk ka asnje marreveshje ndermjet Interit dhe Brescias.”

“Ja pse Gazidis duhet pare me kujdes se si do te levizi, sepse mund te vendose te futet ne mes per te arritur tek Tonali.”

“Me siguri ama, qe ne kete moment Milani nuk ka bere asnje parakalim per lojtarin, kjo eshte e dukshme. Interi eshte perpara dhe kjo eshte ajo qe burime nga klubi deklarojne ne rruge jo zyrtare.”

“Tonali mbetet ne kete moment me shume zikalter se sa kuqezi, dhe raportet mjaft te mira ndermjet drejtuesve te Interit dhe menaxherit te lojtarit Beppe Bozzo jane nje plus i madh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.