Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 28, 2020

Scroll to top

Top

2,672 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Nje derby i mire per Tagliaventon: dy golat e Interit shume te rregullt. Minutat shtese…

Gazzetta – Nje derby i mire per Tagliaventon: dy golat e Interit shume te rregullt. Minutat shtese…
Inter Club Staff

Prove e kaluar per Tagliaventon, sipas la Gazzetta dello Sport, gjithmone per sa i perket derbyt te Milanos.

Drejtimi i ndeshjes ka qene koherent si ne faullat e dhene e deri tek kartonat e nxjerre nga xhepi. Pak ishin episodet e kontestuara nga te dyja skuadrat, ndoshta problemet me te medha kane lindur nga bluzat e veshura nga Interi dhe Milani: pothuajse ngjanin identike, vetem pantallonat i dallonin dy skuadrat nga njera tjetra sepse ne te dyja bluzet e zeza dominonte respektivisht mbi te kuqen dhe blune. Arbitri duhet te kishte kerkuar qe skuadra mike te luante me bluzen e dyte.

Per sa i perket ndeshjes: protestat e Milanit ne golin e barazimit te Candrevas ishin te kota sepse rivenia anesore i takonte e gjitha Interit sepse i fundit qe e preku ate top ishte Locatelli. Nuk eshte ngritur flamuri per nje pozicion jashte loje te Icardit i cili nuk arriti te shenonte por ishte nje rast mjaft i mire. Ne rregull edhe goli i barazimit 2-2: Perisic nuk eshte ne pozicion jashte loje. Nderkohe minutat shtese ishin pak: duheshin me shume se 3.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.