Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

373 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “Nje lajm shume i keq ka ardhur tek Interi per Radja Nainggolan. Nga Cagliari tregojne se lojtari ka pesuar nje demtim.”

Gazzetta: “Nje lajm shume i keq ka ardhur tek Interi per Radja Nainggolan. Nga Cagliari tregojne se lojtari ka pesuar nje demtim.”
Inter Club Staff

Eshte perfolur shume keto dite per nje rikthim te Radja Nainggolan tek Interi ne perfundim te huazimit tek Cagliari.

Edhe Ausilio ditet e kaluara por edhe Beppe Marotta diten e sotme e ka pranuar se nje spirale per nje rikthim te tij tek Interi ekziston.

Ideja e zikalterve eshte per te mos e zhvleresuar totalisht lojtarin por nese nuk do te kete nje bleres ne lartesine e duhur, atehere ai mund te ri-integrohet perseri ne skuader.

Edhe vete Radja eshte dakort per kete ide, sepse ne radhe te pare ai asnjehere nuk ka dashur te largohet nga Interi. Por nga Cagliari sot ka ardhur nje lajm aspak i mire.

nain

Diten e djeshme Radja Nainggolan nuk eshte stervitur me pjesen tjeter te grupit dhe kjo gje ka ndezur alarmin ne skuadren ishullore.

Gjithcka eshte zbardhur ne nje komunikate diten e djeshme nga klubi vete te cilet kane shkruar se “Radja Nainggolan nuk ka marre pjese ne stervitjen ditore per shkak te nje shqetesimi muskular.”

Ky ka qene shpjegimi i skuadres kuqeblu, qe nuk eshte futur me shume ne detaje me shkallen e demtimit te belgut.

Skuadra e Walter Zenga po stervitet edhe sot, por ende nuk ka nje lajm nese Radja Nainggolan eshte stervitur apo jo, por dihet se sa delikate jane demtimet muskulare dhe ai pritet te mungoje mbase edhe ne dy ndeshjet e para.

Per Interin ky nuk eshte aspak nje lajm i mire sepse do te thote se lojtari vazhdon te vuaje nga problemet fizike, probleme qe e kane ndjekur jo pak edhe tek Interi ne sezonin e tij te fundit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.