Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,184 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Njohes i taktikes, teknike e mire dhe nuhates i golit: Rafinha eshte alternativa qe i duhej Spallettit…

Gazzetta – Njohes i taktikes, teknike e mire dhe nuhates i golit: Rafinha eshte alternativa qe i duhej Spallettit…
Inter Club Staff

Kane mbetur vetem praktikat burokratike dhe Rafinha do te kaloje ne urdherat e Luciano Spalletit qe do i duhet ti beje nje prezantim te plote tekniko-taktik per ta perfshire sa me shpejt ne skuadren e re.

La Gazzetta dello Sport analizon menyren se si ish lojtari i Barcelones do te perdoret ne fushe, natyrisht ne gjysemfushen kundershtare. Ne te kaluaren e Rafinhes, ka copeza edhe si mbrojtes krahu, ndersa tek cantera e Barcelones ka luajtur si “nente e fshehur”. Me Luis Enrique, ne skuadren e pare, ai ka luajtur si mesfushor qendror.

Kualitetet e Rafinha jane: shpejtesi, i mire ne driblim, inteligjente taktike dhe kapacitet per te pare porten, kualitet qe shoket e rinj te skuadres deri me tani nuk e kane treguar, me perjashtim te Mauro Icardit. Blerja me e re e Interit do te jete nje alternative teper e vlefshme si trekuartist por jo vetem, sepse ai eshte nje lojtar qe te garanton superioritet numerik kunder mbrojtjeve te mbyllura dhe duke perdorur driblimin si arme e gjithashtu edhe shpejtesine, ai shkeputet shpesh here nga kundershtaret. Nderkohe si sulmues krahu, i mund te perdore kemben e majte qe te shkoje drejt portes ku mund te pasoje por mund te gjuaje sakte pa problem. Eshte i cmuar edhe te gjuajtjet e lira dhe nuhatja per golin nuk i mungon aspak. Perpara demtimit ai kishte shenuar ne sezonin e shkuar 7 gola, 6 prej te cileve ne La Liga. Nje detaj jo i vogel duke pare sterilitetin e fazes ofensive te mesfushoreve te Interit ne kete moment.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.