Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

292 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta nuk i beson syve: “E pabesueshme, por tek Interi formacionin e ka te sigurt vetem nje lojtar…”

Gazzetta nuk i beson syve: “E pabesueshme, por tek Interi formacionin e ka te sigurt vetem nje lojtar…”
Inter Club Staff

“Gagliardini eshte nje lojtar shume i besueshem”. Keto kane qene fjalet e Contes per lojtarin italian dhe nuk ka perdorur aspak fjale me dy kuptime per te.

Nderkohe, Eriksen qendron ne pankine, Roberto Gagliardini po shijon nje nga momentet me te mira qe prej transferimit tek Interi.

“Kampionatin e kaluar, me ate ne fushe, Interi ka fituar 2,25 pike per ndeshje, ne 24 ndeshje, dhe ka shenuar madje edhe 4 gola.”

“Edhe ne vitin e pare me Spallettin, me te ne fushe Interi ka fituar 2,26 pike ne 19 ndeshje, me 5 gola te shenuar.”

“Kete sezon nderkohe, ka shenuar dy gola: vetem Lautaro dhe Lukaku kane shenuar me shume se ai…”

“Per me shume, 11 here qe ka shenuar ai me Interin, kane ardhur edhe 11 fitore”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

EKUILIBRATOR – Lojtari ka rifituar nje vend edhe te Kombetarja e Italise, dhe nese vazhdon keshtu, me siguri do te fitoje edhe nje vend ne Europian.

Gaglia ka nje rol prej ‘ekuilibratori’  ne mesin e fushes, por eshte i afte edhe te tregohet shume i rendesishem edhe si mezzala.

Ai eshte nje pjese e rendesishme e grupit te italianeve qe Marotta vazhdon te mbeshtese si teper jetike per Interin.

RINOVIMI – “Per kete arsye, prandaj edhe pse nuk ka asnje nxitim, Interi ka filluar te levize guret e pare ne drejtim te rinovimit te kontrates se lojtarit deri ne 2025.”

“Kontrata e tij aktuale skadon ne 2023, por Marotta nuk deshiron te rrezikoje. Perforcimet do te vijne, por Gagliardini nuk vihet ne diskutim.”

“Eshte e pabesueshme, por tek Interi formacionin e ka te sigurt vetem nje lojtar ne kete moment: ai eshte Roberto Gagliardini.”

“E kjo me shume mundesi eshte edhe per shkak te cilesive te tij dhe tipareve, qe jane unike ne skuader: Interi ska asnje mesfushor tjeter mbrojtes.”

“Nje lojtar si ai, ne mungese te te tjereve, do te luaje gjithmone me Conten: edhe ata qe jane kunder kesaj zgjedhje, bejne mire te mesohen”, tregon La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.