Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

847 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta nuk ndalet me sulmet e saj: “Tek Inter ka nje lojtar qe deri me tani i ka zhgenjyer te gjithe: po parakalohet nga…”

Gazzetta nuk ndalet me sulmet e saj: “Tek Inter ka nje lojtar qe deri me tani i ka zhgenjyer te gjithe: po parakalohet nga…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport i ka dedikuar nje vend ne faqen e pare Robin Gosens dhe ka leshuar nje sulm direkt ndaj tij.

Pasardhesi i Perisic tek Inter, pasi ka qene per gjashte muaj me radhe zevendesi i tij, sipas te perditshmes italiane, nuk la treguar asgje nga ajo qe eshte pritur ne fillim.

“Nisja e aventures se tij tek Inter nuk ka qene nder me te mirat, sepse kurre nuk arriti ti zinte vendin Ivan Perisic”.

“Ai nderkohe kete vere ka pasur probleme fizike sepse ka mbingarkuar veten fizikisht me stervitje ekstra dhe nder te tjera, ka pasur edhe veshtiresi taktike”.

“Ne ndeshjen ndaj Lecces eshte pare dicka tjeter: per Interin eshte me mire Dimarco si mesfushor krahu se sa Gosens”.

“Italiani eshte nje nder lojtaret me ne forme dhe mund te ule perfundimisht Gosens ne stol. Ai di te krosoje edhe me mire”.

“E konfirmojne mbi te gjitha numrat kete gje. Nderkohe, Gosens eshte shume prapa ne kete moment edhe per ceshtje skeme”.

“Robin kete vere nuk ka dhene ndonje sinjal te mire edhe pse nuk ka bere pushime si shoket por me shume eshte stervitur ne gjermani per te qene gati”.

“Ai madje ne Gjermani fitoi edhe nje gare triathlon, ku beri 500 metra not ne liqen ne 11 minuta e 06 sekonda”.

“Pastaj 20 kilometra me biciklete ne 36 minuta e 11 sekonda e ne fund nje vrap prej 5 kilometrash ne 18 minuta e 55 sekonda”.

“Ne vend qe dicka e tille ta ndihmonte i ka shkaktuar probleme ne grumbullim ku u ndalua per disa dite per nje ngarkese muskulare”.

“Testet ne Appiano Gentile thone se eshte shume mire, dhe prandaj ne Lecce luajti si titullar, por Dimarco mund ti zere vendin. Ai eshte problemi i pare i Interit ne kete moment”.

“Lojtari duket se ne asnje moment nuk eshte shfaqur si lojtari i Atalantes qe arriti deri aty sa zuri nje vend titullari te gjermania”.

“Tek Interi shpresojne, por sinjalet deri me tani nuk jane shume te mira. Deri me tani ai ka luajtur vetem dicka me shume 260 minuta qe prej transferimit ne Milano. Shume pak apo jo?”

Si gjithmone, per La Gazzetta dello Sport ka nje krize tek Inter edhe sot. Ishte radha e Gosens nderkohe neser nuk dihet se kush do te jete ne faqen e pare, normalisht per te folur negativisht…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.