Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

429 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta nuk permbahet: “A po e shihni Interin? Perballe nje Sassuolo te mire, skuadra zikalter…”

Gazzetta nuk permbahet: “A po e shihni Interin? Perballe nje Sassuolo te mire, skuadra zikalter…”
Inter Club Staff

Ne ndeshjen e djeshme ndaj Sassuolos ka ardhur edhe fitorja e dhjete radhazi per Interin duke e cuar skuadren zikalter ne +11 pike nga Milani i vendit te dyte dhe +12 nga Juventusi i vendit te trete.

La Gazzetta dello Sport eshte ndalur pikerisht te keto tre pike qe sipas tyre jane me te rendesishmet e koheve te fundit.

“A po e shihni skuadren zikalter? Interi ka nje skuader plot me vlera edhe Sassuolo diten e djeshme arriti te dominonte ndeshjen edhe me shume mungesa.”

“Por fakti qe mbajten topin, dhe qe Sassuolo beri nje loje te mire, nuk do te thote qe ata kane shkelqyer me rastet e krijuara. Perkundrazi.”

“Duhet evidentuar se si Interi ka arritur te shenoje dy here nga dy kundersulme ne menyre vrastare dhe te miremenduar nga Conte.”

“De Zerbi dhe Conte kane dy ide te ndryshme dhe Conte e kishte lexuar mire ndeshjen duke goditur pikerisht Sassuolon teksa po bente ate qe di te beje me mire: mbajtjen e topit.”

“Rezultati eshte dicka tjeter dhe analiza nje gje tjeter. Raportet flasin se Sassuolo ka bere 848 pasime dhe Interi 358 pasime. Pra 500 me pak.”

“Por realizmi interist ka dominuar mbi Sassuolon. Ky do te jete Skudeto i vendosmerise per Interin dhe askush nuk e merr si kritike tashme se Interi mban topin me pak. Ishte menyra qe Interi kishte zgjedhur per tu perballur. Ishte nje strategji, si ne shah.”

“Te jesh konkret nuk eshte nje faj, por eshte nje zgjedhje legjitime. Mund te fitosh ne shume menyra dhe Conte ka krijuar nje makine perfekte per historine e kampionatit italian qe eshte nje kampionat i varur vetem te rezultatet, me disa perjashtime te rralla.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.