Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

291 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta nuk permbahet: “Inter dhe numri i frikshem 403: cfare dreqin po ndodh?”

Gazzetta nuk permbahet: “Inter dhe numri i frikshem 403: cfare dreqin po ndodh?”
Inter Club Staff

Vazhdon qe sulmi i Interit te mos shenoje dot. Dje ishte vetem ndeshja e radhes ku zikalterit nuk arriten te shenonin dot. 

Tashme numri eshte i frikshem: 403 minuta pa shenuar asnje gol. Interi nuk shenon dot qe prej minutes se 47 ndaj Napolit, ku Dzekoi shenoi golin e 1-1.

Nga aty, vetem erresire. “Lautaro Martinez ka qene me i dobti ne fushe ndoshta per nje Inter qe nuk shkelqen ne asnje cast.”

“Administratori i deleguar i Interit, Marotta, kishte provuar ti jepte besim para ndeshjes, por deri me tani argjentinasi po e vuan shume kete moment.”

“Ai po e tregon kete gje qe te pasiguria te kontrolli i topit. Nuk kemi nevoje te shkojme me andej. Nderkohe, ne 2022 lojtari i ka shenuar vetem ndaj Juventusit me penallti ne Superkupe.”

“Por as Lautaro dhe as Dzeko nuk po shpikin dot me asnje gol. Nuk dine te dergojne perpara Interin. Gjithesesi, Dzeko te pakten ka aftesine te jete i dukshem ne loje edhe pa shenuar gol.”

“Lautaro jo, as kete gje nuk poe e ben dot. Dhe eshte problemi numer nje per tu zgjidhur ne kete moment te Interi.”

“Tek Interi ka nje problem shenjestre por edhe brilantesie. Inzaghi me siguri tani do te kete edhe me shume alternativa, se eshte rikthyer edhe Correa dhe po afrohet afer formes se mire edhe Caicedo. Duhet qe te anullohet sa me shpejt numri i tmerrshem 403 qe rritet ne cdo minute loje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.