Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,125 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Oriali rikthehet ne shtepi: vendimtare zgjedhja e Marottes!

Gazzetta – Oriali rikthehet ne shtepi: vendimtare zgjedhja e Marottes!
Inter Club Staff

Nese nga njera ane ka disa tifoze zikalter qe kane kafshuar gjuhen kur vjen puna tek Conte duke pare te kaluaren e tij juventine, nuk do te ndodhe e njejta gje per rikthimin tek Interi te Gabriele Orialit.

Lajmi per ardhjen e tij tek Interi ka dite tashme qe qarkullon por eshte pikerisht Gazzetta dello Sport e cila paralajmeron ardhjen e tij sot:

“Do te jete ai i perzgjedhuri per te shoqeruar Conten tek Interi sepse kjo ka qene deshira paresore e Beppe Marotta. Team Manager aktual i Kombetares Italiane te Roberto Mancinit do te jete edhe ne dy ndeshjet e radhes se Italise ne 8 dhe 11 qershor por me pas do te pershendetet me djemte e kombetares. Ne daten 8 korrik, te henen, ai do te hyje perfundimisht perseri ne familjen e madhe Interiste.”

Oriali do te jete per here te trete ne shtepine e tij Pinetina, pas dy eksperiencave te meparshme: njehere si lojtar dhe njehere si drejtues (deri ne 2010). Zhang e kishte provuar ta sillte ne shtepi me pare por pa rezultat. Por tani eshte hera e duhur:

“Tani, me 5 vite eksperience ne Itali mbi shpine, ja tek rikthehet tek Interi. Por kesaj radhe me Conten. Nje juventin, por mbi te gjitha nje profesionist i madh, se bashku me nje super interist. Lele kur u be team manager i kombetares tha: “Une Conten nuk e njoh nga afer, por vetem nga tv. I kam bere ndonje pyetje si komentator. Gjithesesi si dy ish-mesfushore jam i bindur qe do te meremi vesh me se miri me njeri tjetrin”.

E keshtu ndodhi. Tashme bashke do te jene ne krye te Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.