Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,143 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta paralajmeron: “Turnover? Harrojeni: ja 8 lojtaret qe do luajne titullare me Barcen dhe Juven.”

Gazzetta paralajmeron: “Turnover? Harrojeni: ja 8 lojtaret qe do luajne titullare me Barcen dhe Juven.”
Inter Club Staff

Tunover? Harrojeni, nuk ndodh. Behet fjale per Barcelonen dhe Juventusit, ndeshje nder me te rendesishmet te sezonit. 

Ne javen qe Interi do te luaje sfiden e dyfishte ne transferte ndaj Barcelones dhe me pas me Juventusin ne San Siro, duket se Conte do te ndryshoje pak ose aspak ne nivel njerezish ne fushe ndermjet Europes dhe kampionatit.

Antonio Conte – shkruan Gazzetta dello Sport – e ka bere rotacionin qe kishte ndermend me Lazion dhe me Sampdorian.

Ne Genova madje eshte prezantuar me 7 lojtare titullare te rinj ne krahasim me ndeshjen me Lazion.

Ata ishin Bastoni, Candreva, Sensi, Gagliardini, Asamoah, Lautaro dhe Sanchez. 

Keshtu, ndaj Barcelones dhe ndaj Juventusit te pakten 8 lojtare do te jene te paprekshem: nga Handanovic tek Lukaku rrezikojne dopieten e ndeshjeve.

“Handa eshte nje kanibal dhe natyrisht qe nuk e ndryshojne kete fakt 35 vitet mbi supe: vitin e kaluar per shembull nuk ka luajtur vetem ne Kupen e Italise.”

“Ne mbrojtje GDS nuk preket. Godin nuk trembet as nga Barca e as nga Juventusi. De Vrij eshte regjisti i prapem qe nuk mund te rrije pa luajtur dhe Skriniar eshte njeriu qe ka nje fizik te mrekullueshem e qe nuk lodhet kurre.”

“Ne mesfushe ata qe nuk do te mungojne tek te dy ndeshjet jane Brozovic edhe Sensi, qe jane nje dyshe e pandashje tani.”

“Ne krahun e majte do te jete e veshtire te hiqet dore nga Asamoah. Nderkohe ne te djathte ka disa pasiguri: nuk dihet me siguri nese do te luaje Candreva apo D’Ambrosio.”

“Gjithashtu ne mesfushe e pasigurt eshte edhe prezenca e Barella: ne Camp Nou mbase do e nise si titullar por ndaj Juves mbase do te duhen centimetrat e Vecinos ose Gagliardinit.”

“Perpara do te jete me siguri Lukaku: kunder Sampit e nisi nga pankina por do te rikthehet me Barcelonen. Kush do te luaje perkrah tij? Sanchez me te kuqen ne Genova e hoqi veten nga derbi i talise: por ne Barcelone mund ta nise edhe nga minuta e pare.”

“Nderkohe, nga krahu tjeter Lautaro dhe Politano jane gati ne cdo moment.”

Pra, sipas asaj qe thote Gazzetta dello Sport, tete lojtaret qe e kane te sigurt prezencen ne Barcelone dhe ne Meazza ndaj Juves jane: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Godin, Asamoah, Brozovic, Sensi, Lukaku. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.