Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,057 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta paralajmeron: “Paratici ndodhet me mision ne Milano: prioriteti i Juventusit tani quhet Mauro Icardi.”

Gazzetta paralajmeron: “Paratici ndodhet me mision ne Milano: prioriteti i Juventusit tani quhet Mauro Icardi.”
Inter Club Staff

Tashme mediat italiane nuk kane asnje dyshim per sulmuesin qe po kerkon Juventusi. 

Sipas asaj qe zbulon Gazzetta dello Sport ne edicionin e saj te perditshem, Mauro Icardi eshte ne kete moment prioriteti me i madh i Juventusit.

Klubi torinez ka mbetur pa objektiv kryesor pasi Interi i rrembeu Romelu Lukaku dhe personi qe bllokoi transferimin e tij ne Torino ishte pikerisht lojtari i tyre, Paulo Dybala.

Nderkohe, kjo eshte ajo qe shkruan Gazzetta dello Sport per kete ceshtje: “Disa “zogj” sarriane jane degjuar teksa flisnin per Icardin dhe per planet e teknikut per lojtarin e Interit.”

“Me sa duket, Sarri deshiron shume Icardin per shkak te karakteristikave duke pare se do te ishte shtylla perfekte per Cristiano Ronaldon.”

“Per shembull, ne miqesoren ndaj Novares, Higuain u pa mire por nuk shkon shume me Ronaldon. Mandzukic qe ka qene i perzgjedhur i Allegrit per ate rol, i ka oret e numeruara tek Juventusi. Keshtu qe e verteta eshte se Juventusi ne kete moment ka mbetur pa sulmues dhe ne shtepi ka dy lojtare qe ka ne merkato ne sulmin e saj.”

“Mandzukic dhe Higuain i shtohet edhe Dybala qe nuk ka shkuar shume mire ne fushe me Cristiano Ronaldon dhe prandaj edhe ai eshte ne merkato.”

“Keshtu, pas disfates se Londes, tashme Paratici ndodhet ne Milano me nje mision te qarte: te kthehet me Mauro Icardin. Nuk dihet se sa eshte i gatshem te paguaje ai me Juventusin per Icardin apo nese do te jepet Dybala ne shkembim. Ajo qe dihet eshte se objektivi kryesor i Juves quhet Mauro Icardi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.