Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,607 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Pioli, ke bere nje mrekulli: ke rekuperuar Kondo, Brozovic dhe Murillo!

Gazzetta – Pioli, ke bere nje mrekulli: ke rekuperuar Kondo, Brozovic dhe Murillo!
Inter Club Staff

Ndryshimi i marshit te Interit qe kur ne drejtim te skaudres ka mberritur Stefano Pioli eshte i qarte. Nje nga arritjet me te medha te tranjerit te ri eshte mbrojtja solide.

“Punen me te madhe Pioli e ka bere me Kondogbia, Brozovic dhe Murillo, tre lojtare qe dukej sikur kishin hyre ne nje tunel pa dalje: te djegur nga De Boer, te pa mbeshtetur nga tifozet pas paraqitjeve zhgenjyese dhe kritikat e pafundme – tregon Gazzetta dello Sport -. Pas nje muaji pune, ata kane dale perseri ne skene dhe puna teknike dhe mentale e tranjerit eshte dukur menjehere. Sebashku me Miranden (gjithmone titullar dhe asnjehere i zevendesuar ne kampionat), Murillo ka qene teper i sigurt ne mbrojtje ndeshjet e fundit. Ai ka fituar siguri, guxim, vetevlersim dhe rezultate. Kondogbia per shembull ka thjeshtezuar lojen e tij, duke treguar me te fund cilesite e tij te verteta ne fazen e ndertimit por edhe te shkaterrimit, me pak fjale, si ne kohen e Monaco, aty ku ra ne sy. Edhe Murillo ka hequr dore prej disa akrobacirave te panevojshme, keshtu si edhe Brozovic qe duket se me ne fund eshte rritur (edhe pse ka shume rruge perpara) ne disiplinen taktike, nje bagazh teper i rendesishem kur luan ne keto nivele perpara mbrojtjes ku detyrat nuk jane vetem ne fazen me top, por edhe ate pa top”.

Interi eshte rigjeneruar duke nisur pikerisht nga pikat e dobta te saj duke i kthyer ata ne teper te rendesishem per skuadren. E tani pritet nje tjeter mrekulli e Piolit: Medel. Sapo Gagliardini te ambjentohet plotesisht, mbase do te shohim nje Medel shume here me te mire sec e kemi pare deri me sot. Te presim, Pioli duket se e ka gjetur ilacin per kedo tek Interi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.