Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

446 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Prape ndryshime te rendesishme per Interin ndaj SPAL? Ja formacioni i mundshem i Contes!

Gazzetta – Prape ndryshime te rendesishme per Interin ndaj SPAL? Ja formacioni i mundshem i Contes!
Inter Club Staff

Nuk ka kohe aspak per tu gezuar per fitoren ndaj Torinos, sepse Interi duhet te punoje menjehere per ndeshjen ndaj Spal.

Zikalterit do te luajne ne transferten e veshtire te Ferrares ku perballe do te kene nje skuader te etur per pike sepse jane nje hap larg gremines se Serie B.

Per kete ndeshje ka folur sot La Gazzetta dello Sport e cila ka treguar edhe ndryshimet qe Conte mund te beje ne skuader.

Sipas tyre, dyshimi i madh i Antonio Contes mbetet gjendja e Romelu Lukaku: belgu dje nuk ka qene as ne pankine.

Por sipas La Gazzetta dello Sport, ai mund te rikthehet ne fushe diten enjte per te formuar dyshen titullare me Lautaron.

Dy dyshime te tjera te rendesishme pastaj jane Biraghi apo Young ne krahun e majte dhe Gagliardini apo Borja Valero ne mesfushe.

Por sipas lajmeve te fundit, edhe Ranocchia me De Vrij mund te zevendesohen ne ndeshjen e radhes nga minuta e pare.

Nderkohe, si trekuartist rikthehet Eriksen dhe ne stol do te ulet i skualifikuari Diego Godin. Ne pankine mund te kete dy rikthime te rendesishme: Barella dhe Moses.

PROBABILE INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Candreva, Brozovic, Gagliardini, Biraghi; Eriksen; Lukaku, Lautaro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.