Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Projekti i De Boer ka deshtuar: Interi sot, nuk eshte nje skuader.

Gazzetta – Projekti i De Boer ka deshtuar: Interi sot, nuk eshte nje skuader.
Inter Club Staff

Nuk behet fjale per ti dhene me shume kohe ose jo, ndeshja e Interit ndaj Atalantes ka treguar qartazi se si projekti De Boer-Inter tashme ka deshtuar.

Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra duket sikur nuk ka arritur te jete ne sintoni me hollandezin: grupi nuk eshte grup dhe duket teper i friksuar kur zbret ne fushe, sidomos ne javet e fundit. Jane zhdukur edhe ato sinjale te lojes se bukur te rene ne sy sidomos kunder Juves, Empolit dhe Romes. Sot Interi duket sikur leviz rastesisht, kurre pa top, e ndare mes reparteve, e paafte te interpretoje me ftohtesine e duhur momentet kyce te ndeshjes. Me pak fjale, ne vend qe te permirsohen me kohen, eshte ne regres konstant, si taktikisht por edhe nga aspekti mental.

Por jo vetem, shume dyshime edhe ne nivel gjendjeje fizike. Kunder Southampton dhe dje mbasdite, zikalterit gjithmone kane treguar te dhena shqetesuese sidomos ne kete aspekt: te pafuqishem ne dyluftime, shpesh here te humbura duelet nje kunder nje ne krah, pothuajse asnjehere fitues ne topat e dyte. Duhet vene ne dukje se prej disa kohesh ka nje mosmarreveshje ndermjet klubit dhe stafit teknik per strategjine, metodat dhe menyren epunes gjate javes. Askush nuk mund t’ja mohoje De Boer alibine e nje hyrje te komplikuar tek Interi: erdhi ne daten 9 gusht, disa dite perpara se te fillonte Serie A e te rikthente ne gjendje pune nje makine te cuar ne kete gjendje nga te tjere. Por duke thene kete, pothuajse tre muaj pune kjo skuader nuk pritej te kishte nje personalitet te caktuar ne kaq pak kohe, por me siguri jane mjaftueshem per ta sjelle ne vije, per ta vene ne fushe taktikisht sakte me ide taktike te qarta dhe kembe qe vrapojne shume. E nese shohim numrat, duhet te shqetesohemi akoma me shume: kater fitore, dy barazime dhe gjashte humbje ndermjet kampionatit dhe Europa League.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.