Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,012 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Puna e Suning eshte gjigande: ja sa afer Juventusit eshte Interi jashte fushes! Shifrat jane…

Gazzetta – Puna e Suning eshte gjigande: ja sa afer Juventusit eshte Interi jashte fushes! Shifrat jane…
Inter Club Staff

Interi eshte rivali kryesor i Juventusit jo vetem ne fushe. 

Politika e Suning ka nisur te jape frutet e para te saj ashtu si shpjegon La Gazzetta dello Sport e cila tregon se largesia me Juventusin pothuajse eshte zhdukur fare, edhe pse Interi ka kaluar vite te errta nga ana e rezultateve sportive.

“Programi zikalter natyrisht qe eshte disa vjecar, dhe kete gje e tregojne perfitimet ekonomike te zikalterve nepermjet te ardhurave.”

“Juventusi u ngjit pas 2011, viti i fundit ku u nevojit kompania pornare Exor qe te injektonte fonde ne buxhetin e tyre.”

“Interi pas epokes se Morattit, dhe asaj epokes komplekse te Thohir, duket se ka mare nje rruge qe duhet te sjelle shume shpejt nje lajm shume te mire: barazimin e bilancit. Pra, shpenzimet nuk do te kalojne te ardhurat.”

“Fale organizimit te shoqerise dhe lidhjet ekonomike me kolosin Suning, humbjet jane reduktuar shume ne keto vite deri ne 24,6 milione euro ne bilancin e fundit.”

“Nderhyrja e kinezeve ka qene gjigande, sepse ata kane futur 530 milione euro ne forme rritjeje kapitali, huazime dhe sponsorizime (si per shembull emri i qendres sportive apo sponsorizimi i bluzave te stervitjes).”

“Kjo nderhyrje e gjigandit kinez ka qene shume efikase sepse te ardhurat e Interit jane rritur nga 179 milione euro ne 2015-2016 ne 274 milione euro ne 2016-17 dhe qe do te kaloje 300 milione euro te ardhura ne bilancin e ardhshem.”

Nje ndihme shume te madhe ne kete sens, e ka dhene edhe strategjia e sektorit komercial: programim i strategjive te marketingut dhe markes ne nivel global si dhe sponsorizimet aziatike kane ndikuar ndjeshem ne rritjen e ketyre te ardhurave.

“Vlera e brand-it Intert eshte rritur ndjeshem tashme sipas raportit te fundit Brand Finance: nese Juventusi eshte e 11 ne bote (me 495 milione), Interi eshte e 13 (me 389 milione) e dyta nga italianet.” – kujton Gazzetta dello Sport.

“Zyrat e Interit ne Naning, por edhe ato qe do te hapen se shpejti ne Shanghai dhe ato te Suning ne Milano jane konfirmimi i lidhjeve gjithmone e me shume te forta ndermjet klubit dhe gjigandit kinez.”

“Dalja nga regjimi i Settlement agreement i Financial Fair Play dhe rritja e kuotave qe eshte shume e mundshme te pronarit kryesor (duke blere aksionet e Thohir) mund te hape nje faze te re per Interin.”

Por ndalni pak, eshte gjigande ajo qe ka arritur Interi: te kesh kete distance kaq te vogel me Juventusin qe ka gjashte vite qe del kampione ne Serie A dhe ka qene dy here ne finalen e Champions, eshte nje mrekulli qe askush nuk do e besonte.

Por ja qe eshte realitet per Interin dhe nuk po themi gje se cfare mund te ndodhe nese zikalterit do te fitojne nje trofe te rendesishem kete vit…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.