
Gazzetta – Rafinha ka menduar nje strategji per te qendruar tek Interi. Ai do te perdore…
Blerjen me te mire Interi mund ta kete ne shtepi qe ne kete moment.
Behet fjale per Rafinha Alcantara, lojtari i ardhur nga Barcelona ne merkaton e janarit.
Eshte Gazzetta dello Sport ajo qe jep lajmet e fundit rreth situates se brazilianit tek zikalterit.
Ja cfare ka shkruar e perditshmja italiane ne faqet e saj:
“Sapo te mbaroje kampionati, nje nga prioritetet do te jete te takohet Barcelona dhe te shtyhet huazimi i Rafinhas.”
“Vete lojtari, eshte afeksionuar ne shume pak kohe me skuadren e Interit sikur te ishte ne Milano prej vitesh.”
“Ai as vete nuk arrin ta shpjegoje se si ka krijuar ndenja kaq te forta.”
“Mbase afrimiteti dhe ngrohtesia qe i kane dhene tifozet qe jane ne kerkim te nje endrre, por edhe vete veshtiresite e Interit e kane bere Rafinhen qe te njohe nje dimension tjeter te Interit.”
“Per momentin, dicka eshte e sigurt: ai do te beje maksimumin per te qendruar.”
“Duket se ai vete i ka thene babait te tij, Mazinho, qe e ka edhe prokurator qe te beje presion t ek Barcelona qe te qendroje ne Milano dhe qe klubi katalanas te dorezohet perballe ofertes se Interit duke qene se deshira e lojtarit eshte teper e qarte.”
“Rafinha pas deshtimit te se shtunes, dje ka postuar ne rrjete sociale nderkohe: “Deri sa ka jete, ka edhe shprese” te gjithen zikalter.”
“Ai e di shume mire se Championsi do te thjeshtesonte gjerat edhe per ate vete…” – e mbyll shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport.