
Gazzetta – Rafinha nuk ka dyshime, do vetem Interin. Ja strategjia e Ausilios per ta blere!
Dje Rafinha ka qene i qarte perpara mikrofonave te Premium Sport.
“Kam dashur Interin qe ne momentin e pare qe me kerkuan dhe deri kur arrita te transferohem. Deshiroj te qendroj tek Interi. Kjo eshte deshira ime.”
Nuk ka nevoje per shume interpretim Rafinha pas ketyre deklaratave sepse duket deshira e djaloshit brazilian.
Gjithesesi, ne fund te muajit, sipas mediave ne Itali, Interi do te filloje te flase per Rafinhan me drejtuesit e Barcelones.
La Gazzetta dello Sport nuk ka dyshime per kete.
Ja cfare shkruan e perditshmja italiane ne faqet e saj:
“Djaloshi deshiron qe te vazhdoje aventuren e tij me zikalterit.”
“Kete gje Rafinha ja ka komunikuar si Interit por edhe klubit katalanas me te cilet ka qene mjaft i qarte.”
“Qellimi i Ausilios eshte qe te pakten te rinovoje huazimin edhe nje sezon tjeter ose te modifikoje marreveshjen qe parashikon se Interi duhet te paguaje 38 milione euro per sherbimet e tij ne fund te sezonit.”
“Interi deshiron ta paguaje sezonin e ardhshem, ose me disa keste ne 2-3 sezonet e ardhshme.”
Zikalterit kane filluar qe tani te punojne per kete.