Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Revolucion total ne mesfushe per Interin: Conte ka vendosur, ja 3 lojtaret qe do largohen

Gazzetta – Revolucion total ne mesfushe per Interin: Conte ka vendosur, ja 3 lojtaret qe do largohen
Inter Club Staff

Interi po pergatitet, gjithmone nese pandemia do lejoje vazhdimin normal te kampionateve, per nje tjeter merkato te rendesishme dhe revolucionare. 

Ne mesfushe pritet te behen modifikime te rendesishme dhe do te kete disa largime dhe blerje te ndryshme.

Pervec operacioneve ne hyrje qe klubi po i mendon me kujdes, Marotta dhe Ausilio po mendojne dhe per emrat qe do te largohen.

Ne kete moment qe po flasim, vetem kater lojtare e kane te sigurt qendrimin tek Interi.

Ata jane: Marcelo Brozovic, Niccolo Barella, Stefano Sensi dhe Christian Eriksen. Kete gje e tregon Gazzetta dello Sport qe me pas menjehere tregon lojtaret qe pritet te largohen nga Interi ne vere ne repartin e mesfushes.

Sipas tyre, Matias Vecino dhe Roberto Gagliardini jane te dy ne listen e shitjes edhe pse Interi do te kenaqej edhe me shitjen e njerit prej tyre.

Nderkohe, dy te tjere jane edhe Joao Mario me Radja Nainggolan, edhe pse nuk jane aktualisht tek Interi por te huazuar ne klube te tjera (njeri ne Rusi dhe tjetri tek Cagliari ne Itali).

Keshtu, per Interin do te kete tre largime ose potencialisht kater largime ne kete repart: te gjitha parate e perfituara me pas do te riinvestohen per dy blerje ne mesfushe.

Te gjithe emrat e lojtareve per tu larguar jane bere direkt nga tranjeri zikalter Antonio Conte i cili i ka shenuar me te kuqe emrat e tyre duke qene se nuk jane shume kompatibel me skemat dhe te ardhmen qe ai ka menduar per skuadren zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.