Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 26, 2021

Scroll to top

Top

731 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Roma i jep ultimatum Florenzit: Interi ferkon duart! Oferta e kalon ate te Romes me…

Gazzetta – Roma i jep ultimatum Florenzit: Interi ferkon duart! Oferta e kalon ate te Romes me…
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport edhe sot flet per Florenzi-Inter dhe tregon mardhenien e komplikuar te lojtarit roman ne kryeqytet. 

Ai nuk ka rinovuar ende me Romen dhe skuadra verdhekuqe po ka veshtiresi qe ti ofroje nje kontrate qe mund te kenaqe te dyja palet.

Per me shume, Florenzi pervec ofertes ekonomike deshiron edhe garanci teknike sepse nuk deshiron te jete ne Rome lojtari i 12 ku eshte ai i pari qe sakrifikohet per cdo mungese ne fushe.

Gazzetta sot ka treguar se ne kete moment ka nje tratative shume te veshtire per Romen per rinovimin e kontrates se lojtarit.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane:

“Roma ka ofruar per lojtarin 2,7 milione euro plus bonuse, duke i garantuar Florenzit qe ne fund te cdo sezoni do te arrije te pefitoje 3 milione euro.”

“Por lojtari nga ana tjeter ka nje oferte nga Interi qe eshte 4 milione euro ne sezon dhe kerkon garanci teknike nga tranjeri dhe drejtuesit.”

“Keto dite do te kete te reja dhe Roma po pret nje pergjigje nga lojtari dhe i ka dhene atij nje ultimatum: pergjigja duhet te vije brenda kesaj fundjave.”

“Nese lojtari do te pranonte oferten, do te rinovonte menjehere. Por nese kjo gje nuk do te ndodhe, atehere Interi do te ferkonte duart sepse Florenzi me te gjitha gjasat do te vinte tek Interi.”

“Shanset qe Florenzi te largohet nga Roma ne kete moment jane goxha te larta, me te larta se kurre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.