Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

335 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, sa shkrim i ashper ne drejtim te nje lojtari: “Dje ndaj Empolit e tregoi se ai nuk eshte nje…”

Gazzetta, sa shkrim i ashper ne drejtim te nje lojtari: “Dje ndaj Empolit e tregoi se ai nuk eshte nje…”
Inter Club Staff

Inter ka fituar ne Empoli per merite te saj: 2-0 dhe nje ndeshje e dominuar totalisht nga djemte e Inzaghit ne kete transferte.

“Rezultati mund te ishte shume me thelle nese Empoli nuk do te kishte ne porte nje portier te talentuar si puna e Vicario.”

“Ka qene ai protagonist per mire ne kete takim duke pritur disa topa te paimagjinueshem te goditur nga zikalterit.”

“Gjithesesi, me i miri ne fushen e lojes ka qene ne menyre te padiskutueshme Alexis Sanchez qe ka ndricuar fushen e lojes.”

“Ai e meriton nje note 7 sepse ka qene shume bindes. Edhe pse ka qene me i miri i lojes, ne te njejten note eshte ndalur edhe D’Ambrosio, qe ka shenuar golin e pare.”

“Nderkohe, per Barella dhe Dimarco nga ana e La Gazzetta dello Sport ka shkuar nje note 6,5 per ndeshjen e mire.”

“Per sa i perket te tjereve, Bastoni, Darmian dhe Lautaro, ka shkuar nje note 6 bashke me Handanovic, De Vrij, Correa, Vecino dhe Brozovic.”

“I vetmi qe ka marre nje note te ulet dhe me nje kritike te larte ka qene Gagliardini qe eshte vleresuar me noten 5: “Dje ndaj Empolit e tregoi se ai nuk eshte nje lojtar gati per formacionin e Interit. Eshte shume kaotik ne gjerat qe ben. Per me shume, tentoi te shenonte nje gol me dore ne koherat e VAR.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.