Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

564 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Sa shume skuadra te medha mbi Pinamontin: edhe Juventusi ne gare! Pritet qe…

Gazzetta – Sa shume skuadra te medha mbi Pinamontin: edhe Juventusi ne gare! Pritet qe…
Inter Club Staff

Edhe pse ai ka luajtur shume pak, pavarsisht se stervitet me skuadren e pare dhe ka luajtur vetem ne dy ndeshje nje minutazh teper te paktet, klubet qe e ndjekin nga afer Andrea Pinamontin dhe qe e pelqejne jo pak ate, jane shume. 

Ai do te mbushe 19 vjec ne 19 maj, por konsiderohet nje talent kristalin aq  shume sa te shumte jane njerezit qe besojne tek nje e ardhme e ndritur e tij.

Pavarsisht se sezoni zikalter nuk i ka dhuruar ndonje mundesi per te treguar vlerat, Interi pret qe ne drejtim te lojtarit te ri italian te vijne shume oferta kete vere.

Jo vetem operacione si ai ne janar me Sassuolon (blerje me te drejte riblerje), por Interi do te ishte i gatshem edhe per shitje perfundimtare te lojtarit qe ka dale nga primavera zikalter.

Kete skenar per bomberin e vogel interist e ka shkruar sot La Gazzetta dello Sport e cila vazhdon duke shkruar edhe me tej:

“Nje e ardhme larg Milanos per te? Me shume mundesi.”

“Ndeshjet e nje niveli teper te larte ne Youth League kane rindezur interesin e klubeve si Valencia, Atletico Madrid, Liverpool dhe PSG – lexohet ne faqet e  sa -.”

“Vitin e kaluar ne kete kohe ai festonte 18 vjetorin dhe Interi me Pinamontin do te zyrtarizonin pikerisht ne ato dite nje rinovim kontrate deri ne 2021 me shifra prej lojtari te madh tashme dhe nje projekt per te.”

“Por duket se projekti nuk eshte aplikuar gjate sezonit dhe me shume mundesi ai do te shitet. Edhe Juventusi eshte mjaft e interesuar per lojtarin dhe mund te hidhet ne nje sulm te mirefillte.”

“Ne javet e ardhshme do te kete nje takim per te vendosur te ardhmen e tij te drejtuesve te Interit dhe familjareve te lojtarit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.