Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 18, 2022

Scroll to top

Top

631 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Sampdoria-Inter, perjashtimi i Spallettit: ja denimi qe do te marre tekniku! Neser ndaj Fiores…

Gazzetta – Sampdoria-Inter, perjashtimi i Spallettit: ja denimi qe do te marre tekniku! Neser ndaj Fiores…
Inter Club Staff

Sot pritet te kete te reja per sa i perket vendimeve dhe denimeve te Gjykates Sportive te Federates Italiane te Futbollit per ndeshjet e javes se peste qe u luajten ne fundjaven qe sapo kemi lene pas. 

Gjykatesi Sportiv Gerardo Mastrandrea do te jape verdiktet e tij vetem pas disa momentesh.

Nje nga denimet me te pritura per mediat sportive eshte ai qe ka te beje me Interin dhe me Luciano Spallettin.

Tekniku zikalter u perjashtua nga ndeshja Sampdoria-Inter ne minutat shtese pas golit te kroatit Marcelo Brozovic qe i dha golin Interit ne minutat shtese se ndeshjes.

Ky gol ishte nje clirim shume i madh per te gjithe stafin zikalter ne ate moment sepse Interi e kishte pare veten ti anulloheshin dy gola nga VAR.

Pas golit te Brozovic, Spalletti festoi ne drejtim te telekameres por arbitri i ndeshjes per kete veprim, pas sinjalizimit te arbitrit te katert, u perjashtua nga ndeshja.

Sipas asaj qe thote Gazzetta dello Sport nderkohe, tekniku zikalter pritet qe ta kaloje kete vendim me nje gjobe te majme dhe me nje paralajmerim per perjashtim.

Cfare do te thote ‘paralajmerim per perjashtim’ ne rregulloren e Federates?

Nese Spalletti do te perjashtohet perseri nga nje ndeshje, atehere me siguri do te mungoje nje ndeshje dhe do e ndjeke ndeshjen nga tribuna.

Por ne kete moment te gjithe ne kampin zikalter jane ne pritje te zyrtarizimit nga Federata dhe Gjykata Sportive Italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.