Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

711 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – San Siro pa tifoze? Ja super ideja qe ka Interi per te ‘mbushur’ stadiumin perseri!

Gazzetta – San Siro pa tifoze? Ja super ideja qe ka Interi per te ‘mbushur’ stadiumin perseri!
Inter Club Staff

Interi do te rikthehet qe te ndjeje atmosferen e San Siros.

112 dite nga hera e fundit, skuadra zikalter do te zbrese ne fushe ne oren 18:30 ne barin e ‘Meazzes per provat gjenerale ne prag te ndeshjes se pare ne Serie A pas rifillimit.

Antonio Conte ka te gjithe grupin e plote ne dispozicion me perjashtim te uruguajanit Matias Vecino qe ka probleme me meniskun.

Duke fituar me Sampdorian, formacioni zikalter do te ulte diferencen me Juventusin dhe Lazion me 6 dhe 5 pike.

Kunder Sampit, zikalterit duan te eleminojne zhgenjimin nga dalja ne Kupen e Italise dhe te rikthehen ne gare per titullin.

E pikerisht faktori San Siro do te jete shume i rendesishem per faktorin skudeto.

Zikalterit do te luajne ne stadiumin e tyre 4 nga 5 ndeshjet e para (pas Sampdorias, kundershtaret do te jene Sassuolo ne shtepi, Parma ne transferte dhe Brescia me Bolognen ne shtepi).

“Stervitja e mbasdites se sotme do te sherbeje per te marre mire masat e Meazzes, per te ndjere eren e barit te shtepise, per te gjetur pika referimi edhe jashte fushes se lojes.

“Por ky fund sezoni eshte me te vertete nje fund sezoni i cmendur, duke pare se ne tribuna nuk mund te jete muri zikalter qe ka shoqeruar skuadren e Contes me shume se cdo skuader tjetern e Itali ne cdo ndeshje.”

Keshtu shkruan La Gazzetta dello Sport, e cila vazhdon edhe me tej ku tregon idene e re te Interit per tifozerine e te cilen e konsideron si “nje super ide”.

“Interi, qe ka pasur nje mesatare 65.800 tifoze per ndeshje, po studion planin qe te beje fushen e San Siros te vleje.”

“Ideja fillestare eshte qe te projektohet ne tribunat e San Siros nje grafik ndermjet LED qe do te shtohen dhe me pas disa imazhe virtuale – fale ndihmes se broadcast televiziv – qe simulojne prezencen e tifozeve jo vetem nga ana e audios, por edhe nga ana vizuale.”

“Nje super ide kjo qe do te beje te gjithe tifozet e Interit te ndihen sikur Meazza eshte nje stadium i mbushur plot me tifoze zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.