Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

655 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter-Sanchez, pritja po mbaron: ja levizja e fundit e lojtarit i cili ka filluar edhe te beje presion nepermjet agjentit

Gazzetta – Inter-Sanchez, pritja po mbaron: ja levizja e fundit e lojtarit i cili ka filluar edhe te beje presion nepermjet agjentit
Inter Club Staff

“Firma ne kontrate nuk ka ardhur ende, por pritja duket se po mer fund. Nuk ka asnje te re per sa i perket aksit Milano-Manchester, por tratativa ndermjet Interit dhe United per Alexis Sanchez vazhdon perpara dhe afrohet me hapa te shpejte drejt mbylljes.”

“Por eshte nje zjarri i vogel dhe i avashte, prandaj edhe te rejat nuk kane qene te shumta keto dite edhe pse kane pasur arsyet e veta per gjithcka.”

Keshtu hapet artikulli i La Gazzetta dello Sport per sa i perket nje ardhje te mundshme te Alexis Sanchez, per te cilin tratativa ndermjet Interit dhe Manchester United ditet e fundit ka pesuar nje ngadalesim.

Me pak fjale, pritet qe “tymi i bardhe” te dale diten e hene, sepse United sot eshte ne fushe dhe Interi do te luaje pikerisht te henen.

Sipas te perditshmes italiane, dakordesia per shitjen e lojtarit nga Manchester United mund te vije vetem pak ore perpara se Interi te beje debutimin e saj ne San Siro edhe pse ne kete moment palet jane pak larg per sa i perket pageses se rroges se kilianit.

DISKUTIMET PER ALEXIS SANCHEZ DHE TE REJAT E FUNDIT – Interi nuk deshiron te kaloje 30% (pra 4 milione euro ne sezon) te rroges aktuale te lojtarit (qe merr 12 milione euro).

Red Devils presin nje sforco me te madhe te zikalterit sepse ata pretendojne se Interi eshte nje klub me i pasur se Roma dhe mund ta paguajne me shume lojtarin.

Por te rejat e fundit tregojne per nje marreveshje shume afer mbylljes per te sepse ashtu ka konfirmuar edhe Ole Gunnar Solskjaer ne konferencen per shtyp te Manchester United.

Sot anglezet do te luajne kunder Crystal Palace por sipas tranjerit “United eshte ne bisedime me disa klube per shitjen e tij” e nuk duhen shume mend te kuptosh qe keto shume klube eshte vetem Interi, askush tjeter.

“Alexis po pret te reja, po ben presion nepermjet agjentit te tij qe kjo situate te marre fund sa me shpejt dhe ai te kaloje ne Milano” – tregon Gazzetta dello Sport.

“Nderkohe, ai vete ka postuar nje story ne instagram me femijet e Manchester United Foundation duke shkruar “e tashmja dhe e ardhmja e botes”.

Do te jete pikerisht kjo foto e fundit me bluzen e Manchester si lojtar i United e postuar nga ai?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.