Gazzetta – Schelotto drejt largimit. Ndersa aksi Inter-Livorno
Gazzetta dello Sport ne numrin e sotem flet edhe per operacionet ne dalje tek Interi, ku flitet per Ezequiel Schelotto: “Pervec Silvestre, i cili ka perfunduar tek Milan, edhe Schelotto eshte duke u vendosur diku tjeter. Mes destinacioneve te mundshme ngelet Chievo, e cila deshiron qe Interi te paguaje nje pjese te mire te rroges, dhe dalin edhe Levante edhe nje klub portugez.“
Ndersa persa i perket lojtareve qe do te huazohen tek Livorno, Gazzetta dello Sport shkruan keshtu: “Dje ka patur nje takim me Longo, i cili ka kerkuar 48 ore kohe per te menduar. Mbi te eshte edhe Verona, por Livorno beson se do te arrije ta marre. Eshte praktikisht e perfunduar marreveshja per kalimin ne huazim te Ruben Botta tek Livorno dhe agjentet e tij ishin ne zyrat e Interit per te percaktuar daljen. Ndersa Laxalt vazhdon te mendohet.“