Gazzetta – “Serie A 2022-2023, shenoni datat me kujdes: ja kur hidhet kalendari! Java e pare do te luhet per…”
Brenda kesaj jave, do te njohim kalendarin e ri te Serie A. La Gazzetta dello Sport ka zbuluar te gjitha detajet diten e sotme.
Ceremonia do te mbahet te premten, 24 qershor: “Eshte Calendario-Day: do te jete ne ate dite kur te gjithe do te njohin se kur do te luajne ndaj kujt.”
“Do te jete dita kur do te mesohen te gjitha etapat e nje maratone qe quhet Serie A dhe qe kete vit do te jete e cuditshme.”
“Shorti do te behet keshtu te premten: orari duket se do te jete 12:00 dhe pritja eshte e madhe sepse me Qatar 2022 ne mes te Serie A, shume gjera mund te ndryshojne.”
“Ceremonia e kalendarit do te transmetohet live ne DAZN ne Itali dhe ne Oversport ne Shqiperi te cilen mund ta ndiqni nepermjet platformes TIBO.”
“Serie A 2022-2023 do te nise ne fundjaven e 13 dhe 14 gushtit, ndersa java e fundit e kampionatit do te jete fundjaven e 3 dhe 4 qershorit.”
“Nga 14 nentori Serie A do te jete ne stand by dhe do te rinise rrugen e saj perseri ne fillimin e vitit te ri.”
“Nderkohe, datat per ndalesa kombetaresh do te jene vetem dy: 19 dhe 27 shtator dhe 20 deri ne 28 mars 2023.”
“Per sa i perket javeve qe do te luhen ne mesjave do te kemi kater te tilla: me 31 gusht, me 9 nentor, me 4 janar 2023 dhe me 3 maj 2023.”