Gazzetta – Shans per Hernanes por Guarin mbetet favorit. D’Ambrosio…
Ne edicionin online te La Gazzetta dello Sport konfirmohet formacioni zikalter qe mund te hidhet ne fushe ne sfiden e neserme qe Interi do te luaje ndaj Lazios nga ana e Roberto Mancinit.
Ja cfare ka shkruar Gazzetta: “Hernanes eshte rikthyer ne grup dhe me Lazion ka nje shans vertete real qe ta nise nga minuta e pare por Fredy Guarin mbetet favorit perpara tij. Mancini pritet te hedhe ne fushe Dodo ne te majte dhe D’Ambrosio ne te djathte ne mbrojtje si edhe do te besoje tek dyshja Ranocchia-Juan ne qender. Ne sulm perseri Icardi me Palacion sepse Osvaldos ju desh te udhetoje ne Argjentine per motive familjare. Ne mesfushe te sigurte Medel, Kuzmanovic dhe Kovacic pas shpines se sulmuesve.”