Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2020

Scroll to top

Top

938 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta shtang me shkrimin e saj: “Pas Slavias sherr Lukaku-Brozo, jane ndare nga shoket: ja cfare ndodhi.”

Gazzetta shtang me shkrimin e saj: “Pas Slavias sherr Lukaku-Brozo, jane ndare nga shoket: ja cfare ndodhi.”
Inter Club Staff

Ai eshte nje investim prej 70 milionesh i Interit dhe konsiderohet qe tani nje lider nga tekniku dhe skuadra.

Dhe mbase pikerisht per kete fakt Romelu Lukaku po tenton te behet nje i tille: por belgu deri me tani po kalon nje periudhe jo shume te mire duke pare edhe gjendjen fizike jo te mire per problemin qe ka ne shpine.

Gazzetta dello Sport ka folur keshtu: “Lukaku po vuan ne keto ore. Po vuan fizikisht, sepse dhimbja e shpines qe ka filluar qe te shtunen nuk ka kaluar aspak dhe po e bllokon te jete i zhdervjellte ne fushen e lojes.”

“Por po vuan edhe ne menyre metaforike sepse e ndjen qe nuk po jep dot ndihmen per te cilen eshte blere nga Interi.”

“E qe kjo gje te perfundoje me ndonje moment tensioni, eshte totalisht natyrale dhe mund te ndodhe.”

“Por keshtu ka ndodhur ne te vertete pas ndeshjes Inter-Slavia ne Champions League dy nete me pare ku ka pasur jo pak tension ne dhomat e zhveshjes.”

“Romelu Lukaku i ka folur shokeve duke i thene qe duhet te bejme me shume dhe ka folur per ate qe ai mendon se duhet te benin me mire.”

“Ai ka kerkuar nje sjellje me sulmuese nga shoket e skuadres, por kete e ka kerkuar duke i ftuar qe te ndjekin planin teknik te Contes.”

“Por kjo gje nuk i ka pelqyer aspak Brozovic: kroati i ka marre fjalet e Lukakut keq dhe i ka marre personale.”

“Ndermjet dy lojtareve jane shkembyer fjale aspak miqesore dhe per pak sa nuk kane perfunduar tek perplasja fizike me duar.”

“Brozovic ka kerkuar qe te perballet tek per tek me Lukaku, por me pas te dy lojtaret jane ndare nga shoket e skuadres dhe nuk eshte arritur asnjehere tek perplasja.”

“Ky eshte nje reagim jo i mire i kroatit qe ne te kaluaren ka pasur edhe probleme te tjera me ish-numrin 9 zikalter qe nuk eshte me, Icardin.”

“Por le ta kuptojme qarte kete qe ka ndodhur: jemi tek niveli i diskutimit qe fare mire mund te perfundonte ne nje sherr te mirefillte, por nuk ka ndodhur. Mbase jane gjera qe ndodhin cdo dite ne dhomat e zhveshjes te cdo skuadre.”

“Prandaj nuk eshte shume e rralle qe kjo gje te ndodhe spese dy shoke mund te perballen me njeri-tjetrin.”

“Me siguri qe Conte deshiron te rregulloje gjithcka dhe po tenton qe te beje Interin te funksionoje por e sigurt qe kjo gje atij mund te mos i kete pelqyer.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.