Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,385 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Shtate gola Sassuolos si nje vit me pare. Por kete here…

Gazzetta – Shtate gola Sassuolos si nje vit me pare. Por kete here…
Ardi Deda

Gazzetta dello Sport, duke analizuar diten e djeshme te kampionatit, eshte ndalur edhe ne fitoren bombastike 7-0 te Interit kunder Sassuolos: “Shtate gola Sassuolos Inter i ka shenuar edhe nje vit me pare, dje jane perballur me nje kundershtar te dobet. Perben lajm goleada? Po, me shume se nje vit me pare sepse eshte nje Inter tjeter dhe, ndoshta, nje tjeter Mazzarri. Shikoni se ku kane lindur golat. Pervec kalimit te Dodo ne krah ne golin e pare te Osvaldo, te gjithe golat kane ardhur nga qendra tokazi: te derguara ose sponde. Nje anomali kjo per menyren klasike te lojes se Mazzarrit qe parashikon body-guard ne qender te fushes (Gargano, M’Vila Medel…) dhe galopues ne krah. Por, kunder skuadrave te mbyllura, te perdoresh vetem katapultimin nga krahet eshte nje limit. Sezonin e kaluar Jonathan dhe Nagatomo shkembenin shpesh topin nga njeri krah ne tjetrin, dhe ne fakt Inter ka barazuar 15 here. Dje ne mediane ishte vetem nej body-guard (Medel), me dy inxhinjere prane tij. Me mire qe ndertimi te kaloje nga kembet e Kovacic sesa te mbeshtetet gjithcka tek krahet. Pastaj dje ne sulm ishin dy sulmues dhe jo nje si ne Torino ne javen e pare. Keshtu, me nje mesfushe cilesore dhe Icardi jo me te izoluar, eshte nje tjeter bote. Mazzarri ka ndryshuar nese marim ne konsiderate qe eshte shquar per kundersulmet e tij. Por duket qe, dalengadale, po i dorezohet potencialit te madh te skuadres qe ka ne dore. Pasi jane ndalur ekuilibrat mbrojtes qe jane specialiteti i tij, Mazzarri po shton nje kurajo te re, qe nje ambient si ai i Milanos pretendon. Walter Mazzarri po mesohet me nje gjuhe te re tekniko-taktike. Nese personaliteti i trajnerit do te rritet me te vertete ne kete kuptim, pas fishkellimave dhe kritikave, do te rritet edhe Interi i tij dhe te rinjte Kovacic dhe Icardi, qe nje vit me pare e kishin te veshtire te gjenin besim, do te behen simbole te nje cikli ambicioz. Pak skuadra e kane nje arsenal atletik dhe teknik si Inter: nje vend midis tre te parave eshte nje objektiv logjik dhe minimal”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.