Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 18, 2018

Scroll to top

Top

650 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Shume probleme per Vrsaljko, dyshime te medha per te! Interi po mendon qe ne vere…

Gazzetta – Shume probleme per Vrsaljko, dyshime te medha per te! Interi po mendon qe ne vere…
Inter Club Staff

Per te blere Sime Vrsaljko ne vere do te duhen 17,5 milione euro.

Dhe keshtu, duke pare problemet e medha te lojtarit, Interi po reflekton mbi nje marreveshjen duke mbajtur te ndezur pisten qe te con tek nje lojtar tjeter.

Kete gje ka shpjeguar sot Gazzetta dello Sport:

“Mbrojtesi kroat ka pelqimin teknik te Spallettit dhe te drejtuesve, por ndalesat prej demtimeve qe kane qene ne seri (pak a shume ne te njejten linje me grumbullimet ne kombetare), e kane vene ne alarm Interin sepse perballe do te kete ne vere nje investim prej 17,5 milione eurosh per ti paguar Atleticos per te drejten e blerjes qe eshte rene dakort.”

“Deri me tani Suning ka paguar 6,5 milione euro per huazimin e tij.”

“Nderkohe, Interi dhe Ausilio po mban te gjalla edhe kontaktet me United per Darmian ne rast se Kroati do te vazhdoje me kete rendiment te ulet dhe me probleme fizike.”

“Mbrojtesi i United mund te luaje si nga e djathta por edhe nga e majta dhe do te ishte nje objektiv i pelqyeshem pikerisht per kete fakt.”

“Pastaj nuk eshte dicka e re pelqimi i Interit per ish-lojtarin e Torinos sepse ai eshte kerkuar edhe ne te kaluaren. Ne vere Ausilio madje beri edhe nje oferte, por nuk u pranua nga United.”

“Kontrata e Darmian me United eshte ne skadence, por klubi anglez ka te drejten automatike te rinovimit nese do te deshiroje ta shfrytezoje edhe per nje vit tjeter.”

“Nderkohe, Atletico pretendon dhe shpreson se Interi do e bleje Vrsaljkon per shifren e rene dakort e Interi nga ana e saj po mendohet: ne vere a ja vlen te investohen 17,5 milione te tjera per Vrsaljko apo jo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.