Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

461 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Skriniar, alieni i Interit: Hapni rrugen, statistikat e tij jane te frikshme!

Gazzetta – Skriniar, alieni i Interit: Hapni rrugen, statistikat e tij jane te frikshme!
Inter Club Staff

Sllovaku po kalon nje sezon si protagonist absolut tek Interi.

Sezoni i Milan Skriniar me bluzen e Interit eshte pak te thuash qe eshte i mire. Ne sezonin e tij te pare me bluzen zikalter, po tregonte gjitha kualitetet e tij: solid, i fuqishem, i keq nese eshte e nevojshme, kokeulur kur duhet dhe sjellje model. Keshtu, ai eshte i vetmi Milan ne zemrat e Interistave.

Gazzetta dello Sport ka shkruar sot per te nje artikull ku flet per statistikat e tij prej ‘alieni’.

Sllovaku erdhi nga Sampdoria me nje skepticizem teper te madh, sidomos per shkak te cmimit te paguar per te: 28 milione euro te konsideruara shume per nje lojtar qe vinte nga nje sezon normal me Sampdorian.

Tani vleresimi i tij i ka kaluar 40 milionet dhe cmimi i kartonit do te rritet akoma me shume. City dhe Barcelona kane kerkuar tek Interi informacione per lojtarin, por vetem nje super oferte do te bindte Suning te privohej nga Skriniar.

Nderkohe ne Milano mund te gezohen me shifrat prej ‘alieni’: Skriniar deri me tani ka luajtur ne te gjitha ndeshjet zyrtare te Interit, gjithmone titullar dhe asnjehere i zevendesuar.

27 ndeshje per te ne kampionat (6,39 mesatarja e votave nga Gazzetta), dhe dy ne Kupen e Italise (120 minuta secila). 

Kater jane golat e shenuar (pervec kater shtyllave te goditura, e fundit te dielen e kaluar), kunder Crotones, Sampdorias, Chievos dhe Beneventos.

Nderkohe, keto jane disa shifra te tjera:

7,41 topa te rekuperuar (4,71 eshte mesatarja e rolit te tij ne Serie A)

6,3 topa te humbur (9,93 eshte mesatarja e rolit te tij ne Serie A)

55,63 pasime pozitive (34,79 eshte mesatarja e rolit te tij ne Serie A)

0,3 gjuajtje ne porte (0,11 eshte mesatarja e rolit te tij ne Serie A)

1,56 duele te fituara (1,04 eshte mesatarja e rolit te tij ne Serie A)

0,78 duele te humbura (0,46 eshte mesatarja e rolit te tij ne Serie A)

Deri me tani ka shkaktuar “numrin mizerje” te 28 faullave ne kampionat dhe ka marre vetem nje karton te verdhe. Sa pak per nje mbrojtes!

Maicon, nje prej heronjve te Tripletes tha qe: “Nje nga lojtaret zikalter qe me pelqen me shume eshte Skriniar, shume i forte, aty ne mes topat jane te gjitha te tijat.”

Ai qe e shtrengon fort murin Sllovak eshte Luciano Spalletti i cili po kerkon te gjeje soliditetin e duhur aty prapa, ku ndaj Napolit erdhi ndeshja e dyte radhazi pa pesuar gol (me Beneventon e para). Nuk ndodhte qe prej fillimit e dhjetorit ne ate Inter-Chievo 5-0 dhe Juve-Inter 0-0.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.