Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 2, 2022

Scroll to top

Top

1,595 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Sot ne 20:00 mbyllet merkato: Ja tre lojtaret qe pritet te largohen nga Interi!

Gazzetta – Sot ne 20:00 mbyllet merkato: Ja tre lojtaret qe pritet te largohen nga Interi!
Inter Club Staff

Sot ne oren 20:00 mbyllet merkato ne Itali dhe keshtu marin fund oret torturuese per tifozet zikalter qe pavarsisht se kjo merkato ka sjelle shume lojtare te mire ne Milano, ka sjelle edhe shume thashetheme per lojtare te tjere. 

Me endrren Modric pothuajse totalisht te sfumuar, Interi sot do te provoje qe te zvogeloje akoma me shume skuadren ne dispozicon te Spallettit.

Eshte La Gazzetta dello Sport qe shpjegon se mund te kete levizje ne dalje dhe kujton se si merkato do te mbyllet ne Itali, por jo ne kampionatet e tjera (me perjashtim te Anglise, qe ka disa dite qe eshte mbyllur).

I pasi qe pritet te largohej, eshte Yann Karamoh. Francezi kerkohet nga Parma qe deshiron ta marre ne huazim dhe Interi nga ana tjeter qe deshiron ta huazoje duke pare numri ne larte te sulmuesve ne skuader, por me sa duket, vete lojtari nuk eshte aspak i bindur per kete destinacion dhe aspak i bindur te largohet nga Interi. Ai ndihet shume i lumtur ne Milano dhe duket se do te tentoje te provoje te qendroje.

I dyti qe do te largohet me siguri eshte Xian Emmers. Belgu eshte shume afer Cremoneses dhe ne oret e fundit eshte rene dakort me skuadren italiane per huazimin e tij. Mesfushori pritet te kaloje ne forme huazimi te thjeshte per nje vit duke pare mundesite e pakta per aktizivim qe mund te kete tek Interi dhe nuk do te ekzistoje asnje klauzole per blerjen e tij ne kontrate. Sot pritet nje takim mes drejtueseve te klubit per te finalizuar gjithcka.

Lojtari i trete qe pritet te largohet perpara ores 20:00 nga Interi eshte nje kampion tjeter i Primaveres qe po ben gati valixhet per nje aventure tjeter larg Milanos. Ashtu si tregon TMW, Matteo Rover eshte gati te transferohet tek Vicenza. Sulmuesi i krahut te djathte i datelindjes 1999 do te luaje ne kampionatin e Serie C keshtu.

TMW - Tutto pronto per il trasferimento del baby Rover al Vicenza

Nderkohe per Joao Mario mbeten mundesite e transferimit ne Spanje, Portugali dhe Turqi, kampionate ku merkato nuk mbyllet sot por ne fund te muajit gusht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.