Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

610 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Spalletti do i vari shpresat ndaj Tottenham tek nje njeri i vetem: numrat flasin qarte

Gazzetta – Spalletti do i vari shpresat ndaj Tottenham tek nje njeri i vetem: numrat flasin qarte
Inter Club Staff

Radja Nainggolan po ngroh motorret dhe ka vene ne shenjester transferten e Londres ne Wembley. 

“Atje ndodhet edhe miku i tij Vertonghen, mbrojtesi qe Tottenham po e le te largohet pa i zgjatur kontraten. Mbase eshte momenti i duhur per te hedhur ndonje fjale per Ausilio ose mbase do te mjaftoje vetem nje nate magjike nga ana e tij dhe tek Interi gje tjeter nuk duan diten e neserme: nje nate magjike.”

“Nainggolan per nga natyra eshte nje person qe nuk te tradheton. Mire per te flet e kaluara: ai eshte njeriu qe nuk e ka tradhetuar kurre Interin ne transferte: asnje humbje per zikalterit me te ne fushe.”

“Ne asnje nga humbjet e ketij sezoni ne transferte Ninja nuk ka qene ne fushe: nuk eshte nje rastesi, por nje tregues se me belgun ne fushe Interi luan me mire dhe mer rezultat.”

“Radja eshte njeriu perfekt per te dyja fazat e lojes dhe tek Interi po mendon te lere gjurme, ashtu eshte i ndertuar ai.”

“Ai eshte forca e diferences sepse ne 11 ndeshje me te ne fushe, Interi ka pesuar vetem 6 gola ne total.”

“Ja tek ju vlera e shtuar e nje lojtari te nje niveli si ai. Ne nje nate ku do te mjaftoje edhe nje barazim, ai behet thelbesor per Interin sepse eshte nje njeri qe nuk ben llogari por kerkon gjithmone maksimumin.”

“Pastaj nese llogarite duhen bere, perseri shpresat mund te varen tek ai. Shifrat me te ne fushe? Me Ninjan nga minuta e pare ne loje, Spalletti ka arritur te kete nje mesatare 2,5 pike per ndeshje ndermjet Champions League dhe Serie A.”

“Me nje mesatare te tille nje skuader arrin te fitoje Serie A dhe mberrin pa problem deri ne cerekfinalen e Champions.”

“Prandaj Spalletti shpresat e tij do i vare mbi te gjitha tek nje si ai, tek Radja Nainggolan.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.